Prifti pezullon 7 firma shfrytëzuese në minierën e Bulqizës, pas akuzave nga prefekti i Dibrës
Pezullohen 7 leje të shfrytëzimit minerar në zonën minerare të Bulqizës. Shkak për pezullimin e lejeve është bërë mungesa e kushteve të sigurisë dhe mbivendosjet territoriale. Pavarësisht se mbivendosja është bërë nga Ministria e Ekonomisë, kjo e fundit deklaron se pezullimit janë kryer respekt të zbatimit të ligjit minerar.
Drejtori i burimeve natyrore në këtë ministri Dritan Ylli tha se veç pezullimeve ministri ka firmosur edhe kufizime për zonat e shfrytëzimit për 5 leje të tjera. Sipas tij, këto masa janë ndërmarrë për të garantuar kushtet e sigurisë në punë. Sipas tij masat janë marr në respekt të zbatimit të detyrave të lëna gjatë kontrolleve të ushtruara në vazhdimësi ku rezultojnë shkelje të rregulloreve, në zbatim të ligjit minerar shqiptar ministri i Ekonomisë ka firmosur pezullimin e 7 lejeve. Si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për pesë leje të tjera të cilat mbivendosen në zona të rrezikshme të krijuar gjatë shfrytëzimit minerar gjatë viteve të fundit", tha Dritan Ylli, drejtor i burimeve natyrore, METE. Në zonën e Bulqizës deri më tani janë dhënë 25 leje për shfrytëzim minerar. Por shume prej lejeve nuk kanë plotësuar standardet teknike të punës. Për pasojë në këtë minierë më e madhja e kromit ne vend ka pasur aksidente dhe humbje të jetës së punëtorëve.
Task-Forca
Në takimet e para që taks-forca bëri në Bulqizë u konstatua që ishin dhënë 5 licenca firmave të cilat operonin aktivitet në zona të rrezikshme, dhe se duhej të behej abandonimi i tyre Brenda 5 ditëve, por çuditërisht në takimin e djeshëm nga burime të sigurta ishin dhe 2 firma të tjera të cilët punonin në zonë të rrezikshme dhe se ministrit ky rast i ka pëlqyer dhe akoma nuk po jep shenjat e para për parandalimin e tyre pasi në zonat ku RISHM-I i ka përcaktuar si zona te rrezikshme ku këta firma operojnë mund të ndodhë ndonjë tragjedi mjaft e fortë prej rrezikut të shembjes se këtyre zonave . Dua të theksoj, tha në vijim prefekti, se task-forca e ngritur parandalon punën e jashtligjëshme dhe jo shkeljet qe METE po jep licenca në zona të rrezikshme. Gjithsesi puna e jashtligjëshme dhe mbivendosja e zonave të shfrytëzimit, duket qartë se kanë qenë dhe mbetet shkak kryesor për konflikteve mes firmave. Një rast i ndjeshëm është se 6 firma private të licencuara nga METE në Zonën D, të cilët kanë probleme me firmën koncencionare ACR, pasi ata shfrytëzojnë galeritë e tyre nëpërmjet territorit tetë firmës ACR. Kjo për faktin se këtofirma janë të pamundura financiarisht për të hapur galeri për shfrytëzimin e trupit minerar për të cilin kane edhe lejen e shfrytëzimit. Gjithsesi edhe pse kanë kaluar muaj nga ngritja e kësaj task-force, deri më tani asnjë rezultat konkret nuk është shënuar në përmbushje të misionit të ngritjes së saj.
Plani i veprimit
Zbatim të Planit të Veprimit, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur dhe një Projekt Vendim të Këshillit të Ministrave, i cila përcakton qartë koordinatat e zonave të rrezikshme dhe ndalon rreptësishtë shfrytëzimin minerar në këto sipërfaqe, duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme. Pra, marrja e këtyre masave, tepër të rëndësishme, synon shmangien dhe minimizimin e konflikteve dhe aksidenteve në këtë minierë, deklaroi Ylli dje në një konferencë për shtyp. Sipas tij Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të gjithë institucionet e ngarkuara do të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet realizimin e detyrave për të gjithë subjektet që rezultojnë të rregullt ne aktivitetin minerar, me synim disiplinimin e aktivitetit në këtë vendburim tepër të rëndësishëm për Shqipërinë.
Problemet në zonën D
Problemi në zonën e Bulqizës nuk kanë lindur por ky është një problem i mbartur prej vitesh, megjithatë muajt e fundit situata është tensionuar më shumë, kjo për faj të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, i cili për interesat e tij personale dhe klanore, ka lejuar që në zonën e Bulqizës konkretisht në zonën D të prodhimit të kromit, përpos 24 firmave që operonin për të nxjerr krom ka dërguar atje edhe 8 firma të tjera të palicencuara, të cilat operojnë po në ato zona ku kanë nxjerr krom prej disa vitesh 24 firmat e mëparshme. Përplasja mes këtyre firmave shfrytëzuese, të cilat sipas banorëve nxjerrin një sasi të madhe kromi duke e shituar për interesat e tyre duke mos paguar taksa dhe tatime në shtet, por vetëm në xhepin e ministrit Prifti kanë tensionuar situatën duke rrezikuar në çdo moment konfrontimin fizik mes banorëve dhe firmave private. Banorët kërkojnë që tashmë ti jepet fund shfrytëzimit të minierës nga firma dhe njerëz anonim, por të jenë anksionerë vetë punëtorët, të cilët kanë një jetë që punojnë dhe rropaten galerive të kësaj miniere. Banorët akuzojnë Ministrin Prifti se me lejet e shfrytëzimit për 8 firmat private po nxit një luftë civile mes banorëve të Bulqizës, të cilët për të mbijetuar kanë vetëm një mundësi të nxjerrin krom nga miniera dhe të shesin atë.
Firmat abuzuese të licencuara nga Prifti
Mësohet se 8 firmat që po operojnë prej 7 muajsh në minierën e Bulqizës në dokumentacionin e tyre kanë të drejtë vetëm për kërkim zbulim por jo shfrytëzim prodhimi. Në gjithë këtë lojë të pisët për të pasur mundësin e shfrytëzimit sa më të madh të galerive të kromit në zonën D, e cila njihet si zona më prodhuese janë edhe institucionet e larta drejtuese në qytetin e Bulqizës dhe konkretisht Kryetari i Bashkisë i cili ka licencuar familjarët e tij për të pasur aksesin e shfrytëzimit të këtyre galerive. Banorët vazhdimisht janë shprehur të revoltuar nga qëndrimi i institucioneve shtetërore dhe nuk hezitojnë të deklarojnë edhe publikisht se në Bulqizë prej muajsh po operon një mafia e madhe për shfrytëzimin e kromit, e cila pasuron një kategori të caktuar individësh, të cilët kanë bërë monopol prodhimin e saj dhe pjesa tjetër varfërohet çdo ditë megjithëse punëtorët, punojnë në kushte të vështira dhe orare të zgjatuar për një rrogë qesharake në krahasim me vendet e tjera që prodhojnë mineralin e zi. Banorët dhe punëtorët e kësaj zone kanë kërkuar vazhdimisht të takohen me zyrtarë të lartë të ministrisë së Ekonomisë, por deri më tani nuk kanë arritur në ndonjë përfundim konkret, tashmë ata janë të bindur se gjithë kjo situatë kaotike ju intereson drejtuesve të kësaj ministrie, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë galeritë duke marrë mineralin e kromit dhe duke e shitur atë.
Ornela Manjani