E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Budina: Udhëkryqi, thirrje për tolerancë mes grekëve dhe shqiptarëve

Në fillim të vitit të ardhshëm, pritet të fillojnë xhirimet në Shqipëri dhe Selanik

Udhëkryqi është projekti fitues i regjisorit Robert Budina, me skenar të tij në bashkëpunim me Karine Blanch, i cili do të mbështetet me rreth 192 mijë euro nga Qendra Kombëtare Kinematografike. Producenti dhe regjisori Robert Budina rrëfen se filmi do të jetë një bashkëprodhim dhe me producentë grekë, rumunë dhe francezë.

Udhëkryqi është një bashkëpunim mes disa producentëve të njohur si Daniel Burlac i njohur më  filmin 4 muaj, 3 ditë dhe 2 net, po ashtu një emër tjetër që ka fituar festivalin e Kanës më 2007 dhe ka marrë pjesë disa herë në Kanë e Berlin me filmat e saj është dhe Lilette Botassi, pohon producenti Budia. Ai tregon se në këtë projekt kinematografik vjen një mesazh për më shumë mirëkuptim dhe tolerancë mes shqiptarëve dhe grekëve. Mesazhi është një thirrje për më shumë tolerancë e mirëkuptim, ndërmjet nesh e grekërve edhe pse shumë shpesh paragjykimi bëhet shkas deri dhe për tragjedi dhe pikërisht për këtë tërheq shumë, vijon të tregojë mbi filmin Budina. Më tej, ai tregon se në fillim të vitit të ardhshme pritet që të fillojnë dhe xhirimet e filmit, një projekt kinematografik për të cilin nga muaji shtator ose dhjetor do të aplikohet dhe në Eurimage. Në Eurimage nuk financohesh po nuk pate buxhete të sigurta. Natyrisht dhe një projekt të mirë, por sigurisht që pjesëmarrja në projekt të producenëteve nga katër vende dhe kaq të njohur na bën të jemi të sigurt për cilësinë e skenarit. Nëse do të jetë gati çdo gjë xhirimet për filmin Udhëkryqi mund të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm , pohon producenti. Filmi rrëfen një histori emigracioni, ku është historia e Saimirit 27-vjeçar dhe vëllait të tij të vogël, Vinit, 20 vjeç. Ata janë dy shqiptarë që përpiqen secili me mënyrën e tij për tu integruar dhe përshtatur me jetesën e re në një qytet në veri të Greqisë. Më i madhi, Saimiri, është i fejuar me një vajzë greke dhe punon si mekanik në ofiçinën e vjehrrit të tij. Ai bën të pamundurën që Vini të fitojë pavarësinë dhe respektin për veten me punë të ndershme, por nuk do tia dalë. Sfondi i filmit trajton probleme të prekshme si prostitucioni apo mafia. Kasti i aktorëve i parashikuar përfshin shqiptarë e të huaj si Asia Argento, Billy Zane, Arta Dobroshi, Allyson Paradis, Eric Cantona etj. Për të tri projektet që u shpallën fitues më parë bordi ka dhënë sugjerime, të cilat duhet të merren parasysh. Në njoftimin për shtyp të QKK-së thuhet se financimi do të lëvrohet pasi të ketë përfunduar montazhi financiar i bashkëprodhimit të projekteve dhe paraqitja e skenarit të ripunuar. Amnistia e  Bujar Alimanit, "Bota e Iris Elezit dhe Udhëkryqi i Robert Budinës, janë 3 projektet kinematografike fituese me metrazh të gjatë, që janë shpallur nga  Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik dhe Dokumentar, që do të mbështeten nga Qendra Kombëtare Kinematografike. 203 mijë euro janë dhënë për Alimanin, i cili ka qenë edhe fitues i projektit të parë shqiptar në Eurimage, 174 mijë euro për Elezin dhe 192 mijë euro për Budinën. Ndërsa fondet do të lëvrohen pas rishikimeve që bordi do tu bëjë edhe njëherë skenarëve të tyre. Gjithashtu disa ditë më parë bordi pranë Qendrës Kombëtare Kinematografike ka shpallur fitues edhe 2  projekte për filma të animuar, 4 për filma dokumentarë dhe 4 me metrazh të shkurtër.

Nga Julia Vrapi

Last Updated on E Premte, 25 Qershor 2010 19:40

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›