E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe në nderim të Kushtrim Zaçes


Figura të njohura të politikës, sportit, miq e të afërm kanë zhvilluar homazhe në nderim të ish-basketbollistit, Kushtrim Zaçe.
Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë homazhe kanë zhvilluar kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, ministri i Brendshëm, Basha, kreu i PS-së, Rama, kreu i grupit parlamentar të PS-së Ruçi, si dhe Presidenti i RTV "Ora News" dhe Presidenti i Federatës së Boksit, Ylli Ndroqi.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e vlerësoi Zaçen si një nga yjet shkëlqyes të basketbollit." "Një sportist i talenteve të mëdha, një prind shembullor. Kushtrimi u nda nga jeta po lë një emër të madh. Ne ndajmë zinë me familjen dhe botën e sportit shqiptar", u shpreh kreu i qeverisë.
Ndërsë zoti Ndroqi deklaroi se Zaçe është modeli i njeriut dhe sportistit të mirë. "Zaçe është model për sportistët e rinj. Jeta e tij është triumf i suksesit mbi sfidat", tha Ndrqi.
Kreu i shtetit, Bamir Topi i ka çuar një mesazh ngushëllimi familjes Zaçe.
Ish-basketbollisti u nda nga jeta ditën e djeshme si pasojë e një ataku kardiak në moshën 59-vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›