E Diel, 1 Nëntor 2026

Prill 2009, Shqipëria në vendin e 91Shqipëria ka humbur 11 vende në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill 2009, në raport me muajin mars, duke zbritur tashmë renditjen e muajit prill në vendin e 91-të me 390 pikë, -30 pikë më pak. Në r

Keq e më keq. Poshtë e më poshtë. Shqipëria ka humbur 11 vende në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill 2009, në raport me muajin mars, duke zbritur tashmë renditjen e muajit prill në vendin e 91-të me 390 pikë, -30 pikë më pak.

Në fakt, “tatëpjeta” e Kombëtares sonë pritej pas dy ballafaqimeve të shëmtuara me Hungarinë (0-1, në Tiranë) e Danimarkën (3-0, në Kopenhagen).

Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria është sërish e 39-a (-2 vende) nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit evropian.

Portugalia, kundërshtari ynë i 6 qershorit në kualifikueset e Botërorit 2010 ka zbritur 1 vend dhe tani ndodhet e 11-ta në FIFA

Danimarka pas dy fitoreve me Maltën e Shqipërinë  ndërroi vendet me Suedinë. Danimarka tani është e 29-ta në FIFA (+9 vende), ndërsa Suedia e 33-të (-8 vende).

Edhe Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 4 vende, tani e 44-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore.

Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).

GRUPI 1
Ekipi            FIFA    UEFA    PIKË LËVIZJA
Portugalia        10    9    1013    -1
Danimarka        29    21    790    +9
Suedia        33    17    769    -8
Hungaria        44    26    662    +4
Shqipëria        91    39    390    -11
Malta1        151    49    141    -5

RENDITJET
PRILL 2009

FIFA
90 Zambia      +2     vende
91 Shqipëria    -11    vende
92 Moldavia    +6     vende

UEFA
38 Bjellorusia  +3    vende
39 Shqipëria    -2     vende
40 Moldavia    +2 vende

Të gjitha renditjet e Shqipërisë në FIFA në muajin prill

Prill 1993:86
Prill 1994:94
Prill 1995:99
Prill 1996:96
Prill 1997:117
Prill 1998:100
Prill 1999:92
Prill 2000:82
Prill 2001:78
Prill 2002:96
Prill 2003:88
Prill 2004:93
Prill 2005:89
Prill 2006:86
Prill 2007:77
Prill 2008:76
Prill 2009:91

E Merkure, 08 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›