E Diel, 1 Nëntor 2026

Cenolli: “Merkato e verës me levizje te medha”“Janë disa lojtarë të cilët ne i kemi në listat tona, kemi përgatitur DVD-i me sekuenca nga momente pikante të ndeshjeve të tyre. Disa prej tyre ua kemi dërguar agjencive me të cilat bashkëpunojmë n


Ndërsa kampionatet e futbollit janë drejt fundit (aktualisht në Shqipëri kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur) menaxherët shqiptarë të FIFA-s janë duke përpunuar emrat e lojtarëve të talentuar në listën e transferimeve në kampionate të niveleve të ndryshme në Europë.

“Pas përfundimit të merkatos dimërore, i kemi ndjekur me përparësi ata që mund të konsiderohen edhe si lojtarët më të talentuar të futbollit shqiptar, si në takimet ndërkombëtare të Kombëtares së madhe, U-21 dhe të kampionatit shqiptar”,- tha për Albania-sport.com, agjenti i FIFA-s, Mario Cenolli, i cili punon për llogari të agjencisë menaxheriale “Vata Vision Football Menagement”.

“Janë disa lojtarë të cilët ne i kemi në listat tona, kemi përgatitur DVD-i me sekuenca nga momente pikante të ndeshjeve të tyre. Disa prej tyre ua kemi dërguar agjencive me të cilat bashkëpunojmë në Europë, por dhe klubeve që na kanë kërkuar informacione rreth futbollit shqiptar e lojtarëve”, - shton bashkëpunëtori i njohur i Rudi Vatës, një tjetër agjent i suksesshëm shqiptar në tregun Europian.

“Gjatë ndeshjeve të Kombëtares U-21 me Skocinë, si në Elbasan ashtu dhe në Falkirk, ne shoqëruam skauter të njohur nga Gjermania e Holanda, të cilët duke parë dhe paraqitjet e disa lojtarëve tanë kërkuan t’i ndiqnim në vazhdimësi”, -pohoi Cenolli.

Në listën e “Vata Vision Football Menagement” ka dhe lojtarëtë Kombëtares A, e që luajnë në repartin e mbrojtjes.

“Shumë prej tyre janë ndjekur edhe në Shqipëri, por dhe në ndeshjet janë vendin tonë. Kur Portugalia do të luajë në Shqipëri, gjatë muajit qershor, skauter që punojnë për llogari të klubeve me emër do të jenë të pranishëm në “Qemal Stafa. Besoj se do të ketë surpriza të bukura në pas gjatë merkatos së verës, pasi disa lojtarë të piketuar nuk kanë pranuar të rinovojnë për klubet ku aktualisht luajnë. Nuk dua të përmend emra, pasi ata merren lehtësisht me mend”, - përfundoi agjenti i FIFA-s, Mario Cenolli.

E Merkure, 08 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›