Synon Serinë A

Migjen Basha e ka zhvilluar ditën e pestë të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm me ekipin e ri Atalanta, në qendrën sportive në Rovetta të Italisë. Futbollisti kosovar, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Frosinone tek ekipi nga Bergamo, është treguar mjaft i motivuar për sfidat që e presin.
23 vjeçari u ka premtuar tifozëve të ekipit zikaltër angazhim për t’i arritur objektivat e klubit, përkatësisht rikthimin në Serie A. “Unë premtoj angazhim dhe dëshirën më të madhe të mundshme për ta arritur objektivin – Serie A”, theksoi mesfushori defanziv për ueb faqen italiane ecodibergamo.it.
Angazhimi i Bashës është vërejtur në stërvitje. Ai po e përdor të gjithë potencialin e tij për të mos e zhgënjyer kryesinë dhe shtabin teknik të Atalantas, por as bashkëlojtarët. “Me shokët e mi të rinj po djersitemi si kurrë më parë. Natyrisht, ne e dinim se këtu nuk kemi ardhur për t’i kaluar pushimet”, vazhdoi ish futbollisti i Frosinone dhe Rimini.
Futbollisti me pasaportë zvicerane ka dhënë fjalë të mira edhe për trajnerin e tij të ri, Stefano Colantuono. “Është një trajner që jashtë fushës ka humor të mirë, por kur jemi në fushë, është tjetër person. Është një person mjaft motivues, që nuk ta çon poshtë djersën”, vazhdoi Basha.
Sa i përket aspektit teknik, futbollisti i lindur në Lozanë të Zvicrës thotë se është një mesfushor me dhunti të shumta që nuk heziton të godasë drejt portës kur i vjen rasti. Por, ai e di se ka ende për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.
Ai e di se për ta zënë një vend në formacionin e parë do të hasë në një konkurrencë të madhe, pasi që në atë pozitë luajnë tre futbollistë kualitativë si Barreto, Padoin e Radovanovic. Mirëpo, kjo ‘pasuri’ në repartin e mesfushës, mendon Basha, është vetëm shenjë pozitive për ekipin nga Bergamo.
Për ta arritur rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit italian, Atalantës i duhet të përballet me disa konkurrentë të fortë, mbi të gjitha me ekipet që kanë rënë së bashku me këtë ekip këtë sezon në Serie B.
“Së paku në letër, Siena dhe Livorno mund të jetë kundërshtarët më të rrezikshëm, edhe pse në Ligën e Dytë italiane befasitë nuk mungojnë asnjëherë. Megjithatë, e rëndësishme për ne është që të mbetemi të përqendruar dhe të ngritemi në një rang më lart menjëherë”, nënvizoi në fund Basha, për të cilin Atalanta shpenzoi rreth dy milionë euro.
Futbollisti i ri i Atalantas e ka nisur karrierën në Zvicër me ekipin Lausanne. Pastaj e vazhdoi karrierën në Itali me ekipet Lucchese, Viareggio, Rimini dhe Frosinone. Më parë, ai ishte pjesë e ekipeve përfaqësuese U17, U19 dhe U-21 të Zvicrës.