E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Primaret e Rithemelimit/ Meta: Proces transparent e civilizues, hap i madh përpara

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur procesin e primareve të Rithemelimit. Meta shkruan në rrjetin social Facebook se PD zhvilloi një proces transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të primareve.

Ky sipas Metës është një hap i madh, ndërsa më tej bën thirrje ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 6 dhjetorit në mbrojtje siç thekson ai, të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.

“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!”, shkruan Meta.

Primaret e Tiranës shënuan një garë të fortë për dy kandidatët e Rithemelimit, Ilir Alimehmetin dhe Belind Këlliçin. Pas përfundimit të numërimit, Belind Këlliçi ka rezultuar më i votuari, por pa mundur të sigurojë gjysmën e votave të vlefshme, duke shkuar kështu në balotazh me mjekun Ilir Alimehmeti më 11 dhjetor. Këlliçi dhe Alimehmeti janë dy ndër më të votuarit, ndërsa pas tyre vjen Gerti Bogdani, Julian Deda, dhe më pas Adriana Kalaja. Më pak të votuarit rezultuan Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›