Primera Division triumfon Barcelona

Barcelona ka mbyllur në mënyrë triumfuese sezonin në kampionatin spanjoll, duke zyrtarizuar titullin kampion në Primera Division. Ky është trofeu i 12-të në historinë e klubit katalunjas, ndërsa i treti radhazi për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, që vazhdon të dominojë futbollin spanjoll.
Pikërisht për këtë fakt, ky sukses merr të tjera vlera për Barcelonën, e cila ka triumfuar edhe ndaj rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit. Klubi madrilen bëri një merkato të çmendur, duke derdhur miliona euro për disa nga lojtarët më të njohur të futbollit botëror si dhe uli në pankinë portugezin Jose Mourinho, por nuk arriti të mundë dominimin e Lionel Messit dhe shokëve të tij.
Barcelona barazoi 1-1 me Levanten, por kaq mjaftoi që formacioni i Guardiolës të mbyllë matematikisht garën për titullin kampion. Barcelona ka 6 pikë më shumë se Reali i Madridit kur mbeten edhe dy ndeshje nga fundi I sezonit, por skuadra nga katalunja është e favorizuar për shkak të përballjeve direkte me madrilenët.
Fitimi i titullit të tretë radhazi ka zbritur në rrugët e Barcelonës mijëra tifozë, të cilët kanë festuar suksesin e skuadrës së tyre deri në orët e para të mëngjesi, një festë që shihet dhe si revansh ndaj Realit të Madridit që vetëm pak javë më parë fitoi Kupën e Mbretit në Spanjë.
Mbyllja e garës për titullin kampion bën që Barcelona të përgatisë më e qetë finalen e Ligës së Kampioneve që do të diskutojë me Manchester United në “Wembley” të Londrës.
Nertan Prifti