E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi në garë për Eden Hazard

Eden Hazard mund të largohet nga ekipi lider i tabelës së Ligue 1, Lille, në fund të sezonit, pasi Interi është i interesuar të nënshkruajë me anësorin, raporton Sky Sports.

Kampioni në fuqi i Evropës është duke kërkuar të shtojë disa përforcime të reja në repartin e sulmit gjatë verës dhe ata mendojnë se 20-vjeçari mund të jetë shtesë e përkryer në ekip.

Hazard iu bashkua akademisë së të rinjve të Lille nga Tubize në verën e vitit 2005, dhe ka bërë rreth 100 paraqitje zyrtare për ekipin francez që kur e ka bërë debutimin e tij zyrtar në nëntor të vitit 2007.

Hazard është një prej lojtarëve më të vëzhguar në Evropë dhe më herët është lidhur me ekipe si Juventus, Real Madridi, Arsenal dhe Bayern Munich.

Belgu ka një kontratë me Lille, por një ofertë në vlerën e 20 milionë eurove mund të jetë e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›