Boterori 2018 ashpersohet beteja mes Anglise dhe FIFA-s

Beteja mes Anglisë dhe FIFA-s vazhdon të bëhet më e ashpër pas publikimit të një raporti të Lordit Triesman në një komision të parlamentit britanik që po hetonte dështimin e kandidaturës angleze për organizimin e Botërorit 2018. Anglia mori vetëm dy vota, ndërkohë që sipas Lordit Triesman, i cili kryesonte komitetin organizativ, shkak për këtë është bërë sjellja joetike e disa prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.
Mediat angleze publikuan një skandal të vërtetë teksa në kamerat e fshehta shfaqeshin Presidenti i Konfederatës së Oqeanisë dhe ai i Konfederatës afrikane të futbollit, teksa kërkonin para për të dhënë votën e tyre në favor të Rusisë. Por sipas mediave britanike skandali është më i madh, pasi kanë dalë emrat e presidentit të konfederatës së Amerikës së jugut Jack Warner dhe atij të federatës braziliane të futbollit Ricardo Texeira.
Në gjithë këtë atmosferë të rëndë që ka rrethuar FIFA-n në prag të zgjedhjeve për president, ka ndërhyrë për herë të parë edhe presidenti aktual Sepp Blatter, i cili i ka kërkuar palës angleze prova për të nisur një hetim në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, nga Anglia vijnë zëra se federata britanike ka kërcënuar FIFA-n se do të largohet nga federata botërore e futbollit përpara Botërorit të ri që do të zhvillohet në Brazil në vitin 2014.
Nertan Prifti