E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Albania Open” , përfundon faza e parë

Si rrallë herë, një spektakël i vërtetë ka magjepsur qiellin e qytetit të Vlorës. Sot është finalizuar faza e parë e traditës së përvitshme, “Albania Open” një eveniment ndërkombëtar i organizuar nga Aeronautika shqiptare me producent Alket Islamin dhe i sponsorizuar nga kompania "Yldon". Një kampionat me pjesëmarrje ndërkombëtare ka mbledhur dhjetra admirues të sportit qiellor, ndërsa pilotët kanë performuar sot në kushte më të favorshme klimaterike.
Në këtë aktivitet sportiv kanë marrë pjesë 100 pilotë, mes tyre shqiptarë dhe të huaj nga 18 vende të ndryshme të Evropës. RTV “Ora News” po ndjek hap pas hapi këtë eveniment të veçantë që organizohet në Shqipëri, që nga momenti i hedhjes me parashutë nga mali i Shushicës në Vlorë. Përgjatë gjithë kohës, albitri do të monitorojë të gjithë pilotët që do të sfidojnë qiellin e kaltër në nisje, në ajër dhe në përfundim të fluturimit. Ky është edicioni i 12-të i këtij evenimenti, i cili do të zgjasë edhe 3 ditë të tjera, ku pritet të mblidhen me dhjetra pjesëmarrs për të parë nga afër këtë spektalë të rrallë. Ndërkohë, në fund të evenimentit parashutisti i cili ka grumbulluar më shume pikë do të marrë edhe kupën "stardon cup".
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›