Mançini i “shkel syrin” Juves: Jam gati
Ndeshjet kundër Barit dhe Katanias do të jenë vendimtare për të ardhmen e Çiro Ferrarës. Zhan Klod Blank i ka shprehur besimin e klubit italianit, megjithatë, gjërat mund të rrjedhin ndryshe në rast të një dështimi të mundshëm në dy përballjet e radhës.
Atëherë, në skenë hyn Roberto Mançini: “Juventusi më do? Unë jam gati. Tifozët janë tifozë, klubet janë klube. Pastaj, edhe kur isha te Interi, nuk e kam fshehur kurrë që bëja tifo për juventusin, që kur kam qenë i vogël”, deklaroi ish-tekniku zikaltër.