E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelit i soset durimi: Më lini të qetë!

“Asisti me finte ndaj Rubin Kazanit më dha më tepër kënaqësi se goli” tha 19-vjeçari. Për herë të parë ai i përgjigjet të gjitha akuzave që i drejtohen: “Më lini të qetë. Më lini të jetoj”.

Dhe më tej sulmuesi i Interit shtoi: “Nuk është e mundur të lexoj çdo ditë të njëjtat gjëra, gjithmonë negative. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë se kush jam në të vërtetë”.

Po kush është në të vërtetë Mario Baloteli? “Një njeri i mirë, i edukuar. Impulsiv. Tepër impulsiv”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›