Seria A java e 31-të rezervon derbin kryeqytetas mes Romës dhe Lacios
Kampionati Italian luan sot dy ndeshjet e para të javës së 31-të. Juventus – Peskara dhe Bolonja – Torino do të jenë dy takimet e para të kësaj fundjave në Seria A. Bardhezinjtë pas disfatës në Champions ndaj Bajen Mynih do të kërkojnë të rikthehen te fitorja përballë një ekipi që është pranë rikthimit në Serinë B.
Konte në pragë të sfidës së kthimit do të bëjë një revolucion në skuadër ku shumë lojtarë titullarë pritet të lihen pushimë në përballjen e dites së sotme. Kampionati italian do të vazhdojë nesër me të tjera emocione ku bie në sy përballja mes Fiorentinës dhe Milan, një sfidë kjo që do të përcaktojë shumë rreth fateve të këtyre dy skuadrave në Champions Ligë.
Milan edhe pse në transfertë do të kërkojë fitoren ndaj fanellave vjollcë që në këtë sezon ka bërë praqitje mbreslënëse. Po ashtu nesër në fushë do të zbresin edhe zikaltrit e Stramaçonit që pas fitores në transfertë ndaj Sampdorias do të kërkojnë një tjetër të tillë përballë skuadrës së Atalantës. Ndërsa Napoli që mban aktualisht vendin e dytë në renditje do të luajë në shtëpi kundër Xhenovas e cila këtë vit rrezikon shumë për të rënë nga kategoria.
Sfida më e rëndësishme e kësaj jave është padyshim përballja e ditës së Hënë mes Romës dhe Lacios. Derbi i kryeqytetit Italian ashtu si gjithmonë pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të forta pasi të dyja skuadrat janë në luftë për të siguruar një vend në kupat e Europës. Supersfida e kësaj jave mes dy skudrave që e urrejnë më shumë njëra tjetrën pritet të jetë një test i vlefshëm edhe për finalen e kupes së Italisë e cila do të diskutohet pikërisht mes këtyre dy ekipeve.
Në javën e 31-të Të Seria A do të kemi këto përballje:
Juventus – Pescara.
Bologna – Torino.
Nesër Seria vijon me këto takime:
Fiorentina- Milan
Katania – Kaliari,
Sampdoria – Palermo,
Siena – Parma,
Udinese-Kievo
Inter – Atalanata,
Napoli – Xhenova.
Ndërsa mbyll javën e 31 derbi I kryeqytetit mes Romes dhe Lacios që do të luhet diten e hënë.