E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion, nata e të mëdhenjve

Reali i Madridit dëshiron të përsërisë formën e mirë në këtë fillimkampionati dhje ndeshja ndaj Tenerifes nuk duhet të jetë e vështirë. Tekniku Pelegrini mund të lë në stol, të paktën nga fillimi, disa nga yjet e tij për t’i patur më të freskët për sfidën në Ligën e Kampioneve.

Barcelona do të luajë në transfertë kundër Malagës ku mungesa e Ibrahimoviçit që ka shënuar plot katër gola do të ndjehet. Në vend të tij pritet të luajë Bojan Kërkiç.

Sevilja luan në bilbao përballë Atletikos vendase ndërsa spikat sfida midis Valencias dhe Atletikos së Madridit. Të dyja ekipet ende nuk kanë marrë pikët e duhura dhe do të luftojnë fort për një fitore. Atletiko Madridit rrezikon të humbasë trajnerin në rast humbje dhe Bernd Shuster duket se është në pritje të rikthimit në stolin drejtues.

Sonte
18:00 Atletik B. – Sevilja
18:00 Real Madrid – Tenerife
20:00 Malaga – Barcelona
22:00 Valencia – Atletiko Madrid

Nesër
Almeria – Racing S
Espanjol – Xerez
Majorka – Valadolid
Osasuna – Sporting Gijon
Saragoza – Getafe
Deportivo - Vilareal

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›