E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha një partiak i vockël komunist

“29 nëntori është një ditë që na gjen fatkeqësisht të ndarë qyshse u çliruam prej regjimit komunist dhe s’po arrijmë të mbyllim dot hendekun e tmerrshëm që urrejtja e vjetër ideologjike hapi për gjysmë shekulli, ndërsa një urrejtje e re, ajo e revanshit në funksion të pushtetit, vijon ta mbajë hapur duke shfrytëzuar vuajtjet çnjerëzore të së shkuarës për të kontrolluar interesat e së tashmes”, theksoi Rama.

Kreu socialist tha se nuk ka dy data çlirimi, por vetëm një dhe kjo datë sipas Ramës është 29 nëntori i vitit 1944. Rama tha më tej se Partia Socialiste e socialistët shqiptarë dhe diktatura komuniste nuk janë vazhdim i njëri-tjetrit.

 “Përpara 19 vjetësh diktatura komuniste u shemb, përsëri nga fryma antifashiste dhe Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë dhe të përparimit, por në krye të vendit erdhi një partiak i vockël komunist, një shërbëtor i asaj diktature, një zëdhënës i së shkuarës që iu drejtua së ardhmes me gjuhën e urrejtjes mohuese, përjashtuese e denigruese”, akuzoi Rama Berishën.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›