E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi Uilliam i Britanise shpall zyrtarisht fejesen

Princi William i Britanise shpalli zyrtarisht fejesen me te dashuren e tij Kejt Midelton. Zyrtaret e oborrit thone se fejesa u be muajin e kaluar ne Kenia ku ata kishin shkuar per pushime dhe se dasma do te behet vitin e ardhshem ne pranvere ose vere ne Londer.

Princi Uilliam eshte trashegimtari i dyte ne radhe i fronit te Anglise pas babait te tij princit arls. Princi William dhe Kate Midelton jane 28 vjecare dhe u njohen me teper se 9 vjet me pare kur te dy ndiqnin Universitetin St. Andrews ne Skoci. Ata u ndane njehere ne prill te 2007-es por u bashkuan perseri pas disa muajsh.

Pas ceremonise se marteses cifti do te jetoje ne pjesen veriore te Uellsit ku princi Uilliam do te vazhdoje te sherbeje ne Forcen Ajrore Mbreterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›