E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani Nuk jam i lodhur

Sulmuesi i Cezenes Erjon Bogdani beri dje bilancin per kete fillim kampionati ne Serine A. Shtatlarti i Kombetares shqiptare pohoi se skuadra e tij Cezena deri me tani nuk kishte marre ate cka kerkon. 32-vjecari beri nje deklarate te tille tri dite pasi bardhezinjte u munden ne Artemio Franki te Firences nga vjollcet e Mihajlovicit.

Per fat te keq ne nuk po ndreqim mangesite tone. Luajme mire arrijme te dalim para portes por nuk shenojme. Mendoj se qe te marrim pike do te na duhet qe te jemi me shume cinike para portes kundershtare. Ne te ardhmen na duhet qe te ndryshojme ritmin e lojes - tha Bogu. Te enjten e kaluar shqiptari i sulmit romanjol pohoi se nuk do te udhetonte ne Shqiperi per te luajtur miqesoren me Maqedonine pasi pas deklaratave qe beri nje jave me pare te enjten ai pohoi se nuk do te vinte ne Shqiperi pasi kerkonte te rikuperonte fuqite per te dhene maksimumin me Cezenen Bogdani deklaroi dje per Corriere dello Sport se ndihej mire fizikisht. Nese mendoni qe une nuk shenoj pasi jam i lodhur atehere me duhet tju them se jeni ne rrugen e gabuar. Ne sulmuesit shpesh here jetojme periudha ne te cilat cdo gje na shkon mire. Pra sfera gjithmone kalon vijen fatale. Por gjithashtu ka disa momente kur topi nuk hyn ne rrjete - tha Bogdani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›