Princi William dhe bashkeshortja kthehen ne Britani pas nje fundjave ne SHBA

Princi William dhe dukesha e Kembrixhit u kthyen ne Britani pas nje fundjave plot aktivitete ne Shtetet e Bashkuara qe perfshiu nje ndeshje pollo nje takim me yje te Hollivudit dhe disa ngjarje qe grumbulluan miliona dollare per bamiresine.
Ndalesa e tyre ne jugun kalifornez ishte ne fund te nje vizite nente ditore ne Kanada e para e princit William dhe dukeshes Kate qe nga martesa e tyre ne prill. Vizita tre ditore ne Shtetet e Bashkuara ishte e gjeshur megjithese William dhe Kate i kushtuan kohen e tyre te djelen paradite per te pershendetur nje turme te vogel njerezish qe ishin mbledhur para konsullates britanike ku ata qendruan.
Me pas ata vizituan nje shkolle ne nje zone te varfer te Los Angelosit. Ata morren pjese ne klasat e qeramikes dhe te piktures se bashku me femijet ndersa u argetuan nga nje interpretim kercimi. Aktiviteti i tyre i fundit para se te ktheheshin ne Britani ishte nje ndalese ne nje organizate qe ndihmon veteranet e luftes te gjejne vende pune.