Nis gara në Hollywood për filmin për Wikileaks
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 12:09
Në Hollywood ka nisur gara për marrjen e të drejtave për prodhimin e filmit kushtuar faqes së internetit Wikileaks dhe themeluesit të saj Julian Assange.
Sipas “Financial Times”, shtëpitë e prodhimit që duan të bëjnë filmin dhe që po u vijnë rrotull gazetarëve që kanë shkruar mbi Assange janë pesë.
Deri tani mësohet se “Dream Works” ka blerë “The Guardian”, një nga gazetat ku janë publikuar kabllogramet e ueb sajtit.
Shtëpia amerikane e filmit ka blerë të drejtat e një libri të shkruar nga dy gazetarë të së përditshmes prestigjioze britanike.