“Presidenti i BE duhet të zgjidhet sipas modelit të SHBA”

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble u shpreh pro zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit të Bashkimit Evropian në bazë të modelit të SHBA-së dhe Francës, gjatë një interviste për gjermanen ''Frankfurter Allgemeine am Sonntag'', sipas disa ekstrakteve të publikuara në avancë.
''Nëse secili prej nesh evropianëve do të mund të zgjidhte presidentin përmes një votimi demokratik, kjo do të ishte diçka e mirë'', u shpreh ai.
Schaeuble propozoi edhe një qeveri të Bashkimit Evropian të zgjedhur nga Parlamenti Evropian, ku theksoi se ishte i vetëdijshëm se propozimet e tij do të rezultonin ''në një lloj humbjeje të terrenit dhe pushtetit të disa prej partnerëve evropianë''./Indeksonline/