Globalizimi dhe terrori
23/05/2005 Uniciteti i pozicionit amerikan, ngre një problem serioz ndaj së ardhmes së çështjeve botërore. Sjellja amerikane do të përcaktojë nëse shtetet e dobëta që nuk numërohen midis superfuqive, do të vazhdojnë t’i shikojnë Shtetet e Bashkuara si një fuqi mike (ose të paktën si një hegjemon i tolerueshëm) apo do të provokohen nga arroganca e Washingtonit
Terrorizmi islamik nuk mbështetet vetëm në mbështetjen ndaj luftës së palestinezëve dhe në kundërshtimin ndaj një pranie të zgjeruar amerikane. Ushqehet edhe nga rezistenca ndaj një globalizimi «të padrejtë» ekonomik, dhe ndaj një kulture perëndimore, e konsideruar një kërcënim për kulturat dhe religjionet lokale
Vijon nga numri i kaluar
Terrorizmi është fryt i helmët forcash të ndryshme. Mund të përfaqësojë armën e të dobtëve në një konflikt tradicional, midis shtetesh, ose në brendësi të një shteti të vetëm, siç ndodh në Kashmir apo në territoret palestineze, por mund edhe të shikohet si produkt i globalizimit. Terrorizmi transkombëtar, është bërë i mundshëm nga një linjë e gjatë instrumentash të komunikacionit.
Për shembull, terrorizmi islamik, nuk mbështetet vetëm në mbështetjen ndaj luftës së palestinezëve dhe në kundërshtimin ndaj një pranie të zgjeruar amerikane.
Ushqehet edhe nga rezistenca ndaj një globalizimi «të padrejtë» ekonomik, dhe ndaj një kulture perëndimore, e konsideruar një kërcënim, për kulturat dhe religjionet lokale. Në qoftëse është e vërtetë se globalizimi lehtëson dhunën e terrorizmit, lufta kundër kësaj lufte të pakufi, do të rezultojë potencialisht shkatërrimtare, si për zhvillimin ekonomik, ashtu dhe për globalizimin.
Masat antiterrorizëm, kufizojnë mobilitetin dhe flukset financiare, atje ku sulmet e reja terroriste mund të favorizojnë një reagim antiglobal, të një shkalle të krahasueshme me spazmat shoviniste të viteve Tridhjetë. Terrorizmi global, nuk është thjesht zgjerimi i luftës midis shteteve dhe joshteteve. Është përmbysja e sistemeve tradicionale të luftës, sepse nuk i drejtohet sovranitetit të asnjërit prej armiqve apo aleatëve që u ofrojnë atyre strehim.
I nxit viktimat e veta të ndërmarrin masa që, në emër të mbrojtjes legjitime, dhunojnë me vetëdije sovranitetin e atyre shteteve, që akuzohen se inkurajojnë terrorin. (Në fund të fundit, sigurisht që nuk kanë qenë dhunimet e turpshme të të drejtave të njeriut, të ushtruara nga talebanët, ato që i kanë çuar Shtetet e Bashkuara në Afganistan; ka qenë pikërisht mbështetja e dhënë Usama bin Ladenit nga talebanët). Megjithatë, të gjitha këto shkelje të parimeve të shenjta të sovranitetit, nuk përbëjnë një hap përpara drejt shoqërisë globale, e cila akoma duhet të bjerë dakord, lidhur mbi një definicion të terrorizmit dhe mbi një politikë të përbashkët për ta luftuar atë.
Efektivisht, beneficarët e «luftës» kundër terrorizmit, janë deri më tani shtetet më joliberale e të varfëra, dhe ato që kohët e fundit kanë humbur pjesë të madhe të sovranitetit të tyre. Tani, goditja kundër terrorizmit u mundëson atyre të forcojnë kontrollet mbi popullsitë, prodhimet dhe kapitalet e veta. Mund të gjenden kështu justifikime të reja për dhunimin e të drejtave individuale, në emër të një mbrojtjeje të përbashkët kundër pasigurisë – duke i dhënë fund kështu rrugës së paqartë drejt një drejtësie penale ndërkombëtare. Një tjetër prej përfituesve të mëdhenj, do të jenë Shtetet e Bashkuara, aktorët e vetëm, të aftë ta çojnë luftën kundër terrorizmit, në të gjithë cepat e botës.
Megjithatë, pavarësisht fuqisë së saj, Amerika nuk është në gjendje as të mbrohet krejtësisht nga çdo aksion terrorist në të ardhmen, as në gjendje të tejkalojë krejtësisht ambivalencën e saj kundrejt një bashkëpunimi midis shtetesh që mund të kufizojë lirinë e saj të veprimit. Është kështu që, me llogaritë e bëra, terrorizmi është një fenomen global që përfundon me forcimin e armikut – shtetin, pikërisht teksa kërkon ta shkatërrojë. Shtetet që janë vënë në shënjestër, nuk kanë asnjë interes t’i trajtojnë terroristët si të jashtëligjshëm dhe ikanakë.
Mbështetësit e globalizimit, shpesh kanë parë rrëshqitazi aspektet «prej xhungle» të globalizimit ekonomik, por të paktë kanë qenë vëzhguesit në gjendje, të parashikojnë aspekte të ngjashme edhe në terrorizmin global e në dhunën antiterroriste. Së fundi, uniciteti i pozicionit amerikan, ngre një problem serioz ndaj së ardhmes së çështjeve botërore. Në kuadrin e problemeve ekzistuese midis shteteve, sjellja amerikane do të përcaktojë nëse shtetet e dobët që nuk numërohen midis superfuqive, do të vazhdojnë t’i shikojnë Shtetet e Bashkuara si një fuqi mike (ose të paktën si një hegjemon i tolerueshëm) apo nëse do të provokohen nga arroganca e Washington, për t’u bashkuar në koalicion kundër predominimit amerikan. Mund edhe të jetë që Amerika është hegjemone, por të kombinosh një furi retorike dhe synime të errëta, është plot me rreziqe.
Washington, duhet të kuptojë se nuk ekziston asgjë më e rrezikshme për një «hiperfuqi», sesa rënia në tundimin e unilateralizmit.
Mund edhe të besojë se shtrëngimet e vëna nga marrëveshje dhe organizata ndërkombëtare, janë të padomosdoshme duke parë se vlerat dhe fuqia e Shteteve të Bashkuara, mjaftojnë për ta ruajtur rendin botëror, por në realitet vetë këto shtrëngime përbëjnë rastet më të madhe dhe më të mira, për t’u shfaqur në krye të botës si jo demostrues, arrogantë të përbuzjes së tyre për opinionin e të tjerëve dhe, veç kësaj, se ofrojnë një mënyrë të dobishme për të kufizuar sjelljet unilaterale nga ana e shteteve të tjera.
Një hegjemon i preokupuar në zgjatjen e dominimit të vet, duhet të demostrohet veçanërisht i interesuar në përdorimin e metodave dhe institucioneve internacionaliste, duke parë se fitimi në influencë e tejkalon goxha atë që humbet në lirinë e veprimit. Në mbretërinë e shoqërisë globale, shumë do të varet nëse Shtetet e Bashkuara do t’ia arrijnë të tejkalojnë faktin që, shpesh janë indiferentë ndaj kostove që globalizimi u imponon vendeve më të varfëra.
Jashtë kush mbetet?
Për shkak të gjithë këtyre leksioneve, është akoma e mundshme që lufta amerikane kundër terrorizmit të kufizohet nga maturia dhe që, qeveritë e tjera t’u japin prioritet shumë problemeve të brendshme të krijuar nga rivalitetet midis shteteve, dhe nga mangësitë e globalizimit. Megjithatë, bota rrezikon të ndodhet e shtrënguar midis Shilave dhe Karibdeve të reja.
Karibdi, përfaqëson ndërhyrjen universale të vendosur unilateralisht nga qeveritarët amerikanë, të bindur se kanë gjetur një mision global të siguruar nga një kërcënim gjigantesk. E paraqitur si një luftë epike midis së mirës dhe së keqes, kjo luftë është mënyra më e mirë për të grumbulluar qytetarët, duke tejkaluar kështu ndarjet e brendshme. Kurse Shila, përfaqëson dorëzimin ndaj kaosit universal nën formën e sulmeve të reja nga ana e bin Ladenëve të ardhshëm, katastrofave të reja humanitare apo luftërave rajonale që rrezikojnë të zgjerohen. Mënyra e vetme për të hequr një vijë të qartë midis këtyre dy pikave, është urtësia e gjykimit. Mund të analizojmë të tashmen, por sigurisht nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Jetojmë në një botë në të cilën një shoqëri shtetesh johomogjenë dhe shpesh virtualë, i mbivendoset një shoqërie globale të renduar nga institucione publike të dobëta dhe një shoqëri civile e pazhvilluar.
Dominimi është i një fuqie të vetme, por ekonomia e saj mund të bëhet e papërtypshme ose të shkatërrohet nga sulme të ardhshme terroriste.
Pason që parashikimi me shumë siguri i së ardhmes do të ishte goxha i pamatur apo naiv. Është e vërtetë se bota i ka mbijetuar shumë krizave, por ama e ka bërë këtë me një çmim shumë të lartë, edhe në kohëra në të cilat nuk ekzistonte gadishmëria e armëve të shkatërrimit në masë. Pikërisht, pse e ardhmja nuk është as e deshifrueshme, as e përcaktuar, ekspertët e marrdhënieve ndërkombëtare, ndodhen që të çojnë përpara dy misione. Duhet të kërkojnë të kuptojnë atë që ndodh duke hartuar një inventar të të mirave aktualisht të disponueshme dhe të rrëmijnë fijet e rrjeteve ekzistuese. Megjithatë, frika e ngatërrimit të elementit empirik me atë normativ, nuk duhet t’i pengojë nga të shkruarit si studiues të filozofisë politike, pikërisht kur shumë filozofë po e zgjerojnë konceptimin e tyre të një shoqërie të barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si mund të bëhet më shumë e jetueshme shtëpia botërore?
Përgjigjia presupozon një filozofi politike që të jetë e barabartë dhe e pranueshme edhe për ata, vlerat e të cilëve, bazohen në themele të ndryshme. Siç bëri e ndjera filozofe Judith Shklar, mund të marrim si pikë nisjeje dhe si fill të përbashkët viktimat e dhunës, të shtypjes dhe të vuajtjes; objektivi ynë duhet të jetë emancipimi material dhe moral. Megjithëse jemi të shtrënguar të mësojmë nga detyrimet e konsiderueshme të botës aktuale, është megjithatë, gjithmonë e mundshme t'i zbusësh ato.