Prinder si te kuptoni dembelizmin e syrit tek femijet Sonila Isaku
Problemet me shikimin jane dominuese tek femijet por shume nga prinderit nuk arrijne ti dallojne. Nje nga problemet me te shpeshta qe hasin mjeket specialiste eshte dembelizmi i syrit, ose sic njihet ne gjuhen shkencore si ambliopia e cila eshte nje defekt viziv qe shoqerohet me ulje te shikimit te njerit apo te dy syve ne moshen pediatrike dhe nese nuk nderhyhet ne kohen e duhur, me ane te terapise, mund te behet e pa korrigjueshme dhe femija mund te mbetet me pamje te dobet per gjithe jeten. “Ne lindje femija ka afersisht 10 per qind te shikimit te te rriturit dhe gradualisht deri ne moshen 6-vjecare, syri, rruget e pamjes dhe qendra e shikimit ne tru maturohen gradualisht per te arritur deri ne 100 per qind te kapacitetit. Nese gjate kesaj periudhe, shume te rendesishme per zhvillimin e syrit (mosha 0 deri ne 6 vjec) paraqiten probleme te tilla si strabizmi apo anisometropia, pengohet zhvillimi normal i shikimit dhe syri mund te mbetet dembel”- pohon mjekja okuliste Edlira Lici. Sipas saj, njihen disa shkaqe qe mund te gjenerojne dembelizmin e syrit tek femija. Shkaku me i shpeshte eshte strabizmi apo devijimi i syrit. Femija me sy te shtrember (strabik) priret gjithmone te perdore syrin tjeter dhe kjo gje shkakton dembelizmin e syrit te devijuar.Tjeter shkak i shpeshte i ambliopise eshte anisometropia, qe ka te beje me diferencen e numrave te syve te femijes. “Nga ana e prinderve eshte e veshtire te dallojne nese femija ka nevoje per syze, megjithese nje prind i kujdesshem i terheq vemendjen kur femija afrohet tek objektet apo tek televizori, ferkon apo pulit shpesh syte”- ve ne dukje mjekja specialiste. Sipas saj, keto duhet te jene shenja alarmi qe duhet ta bejne prindin ta coje menjehere femijen tek mjeku okulist. Me e veshtire eshte ne rastet monololaterale, kur vetem njeri prej syve eshte me numer, sepse ne kete rast femija perdor syrin tjeter, duke pare shume mire me te dhe nuk kuptohet qe ka veshtiresi ne shikim. Ndaj duke pare keto probleme, mjeket pohojne se vizita e pare duhet bere ne moshen 3 deri 4-vjecare. Nderkohe qe femijet nuk duhen lene per ore te tera perpara televizorit dhe kjo sidomos ne nje distance te vogel. Kjo pasi mund te sjelle probleme serioze ne shendetin e tyre.
Keshillat e mjekeve per prinderit
Ajo qe mjeket keshillojne eshte qe prinderit te jene te kujdesshem me femijet, duke i kontrolluar per perqendrimin e syve si dhe kendin me te cilin ata shohin televizorin apo perqendrohen ne nje loje. “Ajo qe do te keshilloja per prinderit eshte te jene te vemendshem me femijet e tyre, duke i pare se sa larg e shohin televizorin, sa afer i shohin librat, a kthejne koken me kend per te pare televizor, a kane probleme te ekuilibrit te syrit etj. Te gjitha keto jane shume te rendesishme pasi mund te sjellin probleme serioze per gjithe jeten”- nenvizojne bluzat e bardha. Nga ana tjeter studimet e kryera ne vendin tone tregojne se nga vizitat e kryera ne rreth 3600 nxenes ne Tirane ka rezultuar se problemet me shikimin jane dominuese me 115 raste, 45 me probleme me aparatin e degjimit dhe 12 te tjere me crregullime kardiovaskulare apo psiko-emocionale.