E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, Halimi: Gjykimi nga Gjykata per Krimet e Renda Klodiana Kotorri

“Korrupsioni duhet te gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda”. Ky ka qene propozimi i ministrit te Drejtesise, Eduard Halimi per ndryshimet ne kodin e Procedures Penale. “Qytetaret duhet te shohin cdo dite se ata qe abuzojne me fonde publike apo sherbime ndaj tyre, qofshin ne Administraten Qendrore apo Lokale, te gjykohen shpejt, por dhe me denim te gjate si shprehje e nje drejtesie penale efektive”- deklaroi dje ministri Halimi duke bere te ditur se nje grup ekspertesh ne Ministrine e Drejtesise, se bashku me disa organizata partnere, prej 1 viti jane duke punuar per nje nga reformat me te rendesishme ne Drejtesine Penale: Reformimin e Kodit te Procedures Penale. Halimi tha se Kodi do pesoje ndryshime te medha, me thelbesoret ne keto 15 vjet. Ministri paralajmeroi reformim dhe ndryshime ne kodin e Proceduren Penale ne funksion te efikasitetit dhe rritjes se shpejtesise se hetimit. Rishikim dhe reformim parashikohet edhe per Institutin e Gjykimit te Shkurtuar. “Procesi i hetimit te krimeve duhet te reformohet, qe hetimi te jete me efikas, me i shpejte ne zbulimin e se vertetes. Ajo qe qytetaret kane nevoje te dine nje ore e me pare eshte e verteta e nje ngjarje, pa pritur me vite te tera per zbulimin dhe ndeshkimin e autoreve. Policia gjyqesore dhe institutet e marrjes, kerkimit dhe analizimit te provave duhen reformuar”- tha Halimi. Me tej ministri vuri theksin mbi implementimin e Institutit te “Marreveshjes paraprake te pranimit te fajit” qe sipas tij do te jete nje model qe do te pershpejtoje hetimet dhe do lehtesoje gjykimin dhe dhenien e drejtesise penale efektive. “Duhet reformuar Instituti i Gjykimit te Shkurtuar. Qellimi per te cilin u vendos shume vite me pare ka deformuar dhenien e drejtesise. Ne pjesen me te madhe te rasteve, ky Institut ka sherbyer per shmangien e denimit dhe dhenies se nje drejtesie penale efektive”- deklaroi me tej Halimi ndersa per korrupsionin tha se duhet te gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda. “Keto ceshtje por dhe shume te tjera te cilat do t’i diskutojme ne javet ne vijim, do te perbejne reformen me te thelle ne fushen e hetimit penal ne keto 15 vjet. Reforma e Kodit te Procedures Penale, do te jete nje nga ligjet e para qe do te miratojme ne shtator te ketij viti”- tha me tej ministri i Drejtesise Eduart Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›