E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoffmann: Gazsjellesi TAP, me i pershtatshem per gazin ne Europe

Projekti i gazsjellesit TAP mbetet me i favorizuari per te furnizuar Europen me gaz nga deti Kaspik. Drejtori i TAP per marredheniet e jashtme, Michael Hoffmann eshte shprehur ne nje interviste per televizionin “Klan” se eshte optimist qe gazsjellesi TAP, mund te perzgjidhet si projekti fitues nga autoritetet e Azerbajxhanit. Sipas tij, TAP ka perparesi pasi eshte me i shkurter dhe ofron cmimin me te ulet te transportimit te gazit qe do vije nga Kaspiku ne tregun europian.

Per pak jave , autoritetet e Azerbajxhanit do te perzgjedhin projektin fitues per gazsjellesin qe do te sjelle gaz natyror nga rajoni Kaspik ne Bashkimin Europian. Sa optimist jeni ju qe do te perzgjidhet TAP?

Per TAP eshte punuar jashtezakonisht fort. Qeveria shqiptare ka ratifikuar marreveshjen nderqeveritare dhe ka aprovuar marreveshjen per impaktin social dhe mjedisor te projektit. Eshte bere vertet shume pune. I njejti progres eshte bere edhe ne Greqi dhe ne Itali. Nga pikepamja politike dhe komerciale, TAP ka perparesi, pasi eshte gazsjellesi me i shkurter krahasuar me alternativen tjeter. Por TAP ofron edhe cmimin me te ulet te transportimit te gazit qe do vije nga Kaspiku ne tregun europian. Teknikisht ne kemi kompani te fuqishme si EON, Statoil qe kane kryer nje projekt inxhinierik, qe na jep sigurine dhe besimin, se ne kemi hartuar nje projekt shume te mire. Vetem per te dhene nje ide te vogel te volumit te punes, ne i kemi paraqitur konsorciumit te Shah Deniz nje projekt prej 900 faqesh, ku pjesa me e madhe jane dokumente inxhinierike. Ne kemi bere nje oferte shume te forte dhe shpresojme qe se shpejti te festojme.

Fillimisht Bashkimi Europian mbeshteste hapur NABUKO-n. Me pas, BE-ja ndryshoi qendrimin e saj lidhur me TAP. Por ne fakt, vendimi nuk eshte ne duart e BE-se, por konsorciumit Shah Deniz te Azerbajxhanit. C’fare roli ka BE ?

Vendimi merret ne Azerbajxhan dhe jo ne Bruksel, por ishte e rendesishme qe Bashkimi Europian te tregonte nje qendrim neutral per dy gazsjelleset. Dhe jane per tu pergezuar per qendrimin qe kane mbajtur se fundmi. Ndersa per Azerbajxhanin, vendimi eshte komercial dhe teknik. Ai varet nga pergjegjesit e prodhimit te konsorciumit, Shah Deniz. Jane ata qe duhet te sigurohen qe nga aspekti komercial oferta eshte e leverdishme, qe teknikisht eshte e realizueshme dhe qe mund te funksionoje per nje periudhe afatgjate. Kompani si EON, Statoil, Total jane shume eksigjente ne kryerjen e projekteve. Dhe ne i kemi permbushur plotesisht te gjitha kriteret

Sa domethenese eshte qe nje iniciative si nisma Adriatiko - Joniane te kete nje reference te vecante per TAP?

Une isha ne Tirane kur u nenshkrua marreveshja me shtetet e tjera te Ballkanit per mbeshtetjen e TAP. Eshte shume e rendesishme, pasi kjo e forcon epersine politike te TAP. Kur shohim kerkesen per gaz ne Ballkanin Perendimor, ne verejme qe Shqiperia, Mali i Zi, apo Bosnja s’kane gaz, por ka edhe ka vende si Kroacia qe s’duan te varen vetem prej gazit rus. Tete shtetet qe e mbeshtesin TAP politikisht jane shume te forta . Kjo percon mesazhin e duhur ne Baku dhe Azerbajxhani

Ne Parlamentin Europian konsiderohet se BE-ja ka nevoje per te dy gazsjelleset. Dhe edhe nese fiton NABUKO, BE-ja do te kete gjithsesi nevoje per TAP?

Se pari, une mendoj qe TAP do fitoje. Por eshte e vertete, qe pas disa vitesh, Bashkimi Europian do kete me shume nevoje per gaz. Pra nese flasim per 10-15 me vone, ka mundesi qe te ndertohen 2 gazsjelles nga Kaspiku.

Ministri i Financave: Perballe kemi pinjollin bllokmen qe bllokimin ka per alternative dhe rritjen progresive te taksave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›