E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Turqi, forcohet bashkepunimi ne fushen e stabilitetit financiar

Bashkepunimi ne fushen e politikave monetare dhe te stabilitetit financiar ndermjet Shqiperise dhe Turqise, do te vije duke u rritur. Nje fakt i tille u theksua gjate takimit te djeshem qe guvernatori i Bankes Qendrore te Turqise, Erdem Bashci, zhvilloi ne Banken e Shqiperise, me guvernatorin e saj Ardian Fullani. Mesohet gjithashtu se ky i fundit, e njohu homologun e tij turk me zhvillimet dhe situaten makroekonomike te vendit tone. Duke e vene theksin konkretisht tek masat e marra nga Banka e Shqiperise per ruajtjen e stabilitetit te cmimeve dhe qendrueshmerine e sistemit bankar. Me tej, gjate takimit, dy guvernatoret shprehen dakordesine e tyre per rritjen e metejshem te bashkepunimit dypalesh mes institucioneve, kryesisht ne fushen e politikes monetare dhe te stabilitetit financiar. Kujtojme ketu, se ne Shqiperi ka nje prani te rendesishme turke ne sistemin bankar qe operon brenda saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›