E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari arratiset nga qendra e azilkerkuesve

Kater ekstrakomunitare, perfshi dhe nje shqiptar, jane arratisur nga qendra e pritjes se refugjateve dhe azilkerkuesve ne Steebokkerzeel te Belgjikes. Ngjarja eshte konstatuar duke u gdhire dita e djeshme nga autoritetet e qendres, ku te huajt qendronin te izoluar se bashku me mbi 100 te tjere. Te arratisurit, sipas mediave vendase, jane nje shqiptar, egjiptian, maroken dhe nje rus. Ndersa rojet e kampingut pergatiteshin te benin zgjimin rreth ores 05:30 te mengjesit, vune re se mungonin kater prej te ndaluarve. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se per te realizuar arratisjen kater personat kane shperthyer dritaret per te gjetur lirine. Menjehere pas konstatimit te ngjarjes, autoritetet e qendres kane informuar aeroportin e Brukselit per te kryer kontrolle te rrepta dhe gjithashtu policine vendase. Qendra e refugjateve azilkerkues eshte hapur qe prej vitit 1994, ku mbahen ekstrakomunitare qe hyjne ilegalisht ne Belgjike dhe kerkojne statusin e azilantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›