E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrier kokaine, denohet 29-vjecari

Gjykata austriake denon per trafik te kokaines nje shqiptar qe udhetonte drejt Gjermanise per te takuar vellane e tij, ndersa ka bere edhe korrierin e pakos per te fituar 500 dollare. Altin Buzali, 29 vjec, u denua dy dite me pare nga Gjykata e Vjenes me dy vite burg dhe nje gjobe prej 882 mije frangash. Sipas autoriteteve te prokurorise dhe policise se Austrise, mesohet se i riu eshte kapur pak dite me pare me nje sasi prej 500 gr kokaine te fshehur ne bordin e nje veture, ne aksin rrugor qe te con drejt kryeqytetit, Vjenes. Gjate marrjes ne pyetje, shqiptari ka shpjeguar se ai udhetonte per te takuar vellane e tij qe jetonte ne Gjermani dhe se drogen e kishte marre nga nje kosovar ne Spezia te Italise, me qellim transportin, por pa ditur se cfare kishte brenda. Per te derguar pakon ne vendin e caktuar, Buzali ishte paguar 500 dollare nga porositesi me qellim qe te bente korrierin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›