Prinderit e maturanteve: Agjencia te rivleresoje testet Eljona Ballhysa
Nderkohe qe eshte permbyllur procesi i korrigjimit te testeve te provimeve te Matures Shteterore, nuk ka perfunduar ende procesi i animimit te vleresimeve. Ne dyert e Agjencise Kombetare te Provimeve cdo dite vijne nga rrethe te ndryshme te vendit, maturante dhe prinder te cilet kerkojne rivleresim te testeve duke pretenduar me shume pike apo note me te larte se ajo qe kane marre. “Une vij nga Lushnja. Djali im ka dhene testin e matematikes dhe ne baze te pergjigjeve qe kemi pare ne gazete ne beme llogarite dhe pak a shume e dinim rezultatin. Por kur morem pergjigjen mbetem te zhgenjyer, pasi djali kishte marre me pak pike qe i ulnin noten dhe ndikonin ne rezultat. Per kete arsye ne iu drejtuam Drejtorise Arsimore te Lushnjes, terhoqem kopjen e testit te matematikes dhe ia dhame nje mesuesi ta korrigjonte. Mesuesi eshte me pervoje dhe 12 vjet qe merret me korrigjim testesh. Nga korrigjimi rezultat qe djalin i jane “ngrene”, disa pike. Na kane thene qe te presim. Ne nuk kerkojme gje tjeter vecse te na jepet ajo qe na takon. Pra djali te marre aq pike sa i takon”,- shprehet Llambri Dani, prindi i nje maturanti. Nje tjeter prind pretendon qe vajza e tij eshte vleresuar me dy nota me pak sa i takon. “Problemi im eshte provimi i anglishtes qe ka dhene vajza. Ajo eshte vleresuar me 7.96, nderkohe qe ne kemi marre testin dhe sipas nje tjeter mesueseje vajza ime duhet te pakten te marre 9.2. Pra eshte nje diference e madhe pikesh dhe une nuk mund te anashkaloj kete. I thuhen dy nota dhe vajzes sime i digjet shkolla e larte. Per kete po punojme. Ne kerkojme vetem qe Agjencia te beje rivleresimin dhe te ndryshoje noten ne rast se vertetohet se i eshte “ngrene” nota”, - thote Bilbil Beqaraj, prindi i nje maturanteje. Nderkohe qe te tjere prinder te shqetesuar tregojne per raste nga me te ndryshmet, sic ishte rasti i nje maturanteje nga Durresi e cila rezultonte me te njejtin barkod si nje tjeter maturante. Pra qe te dyja me te njejtin kod dhe ende nuk dihet se cili eshte testi i saj dhe rezultati i saj ne provime. Ndersa nje maturante tjeter pretendonte se nuk i kishte dale emri fare dhe rezultonte sikur nuk kishte marre pjese ne provim, nderkohe qe kishte marre. Prinderit e shqetesuar kerkonin qe Agjencia te beje rivleresimin e testeve dhe te ndryshojne piket dhe noten ne rast se ka vend per ndryshime. Nga ana tjeter Drejtori i Agjencise se Provimeve, Alfons Harizaj, ben te ditur se agjencia ka ngritur nje komision te posacem i cili po merret me te gjitha animimet. Ai tha se ne ato raste ku do te verehet se jane bere gabime ne llogaritje pikesh do te kete ndryshim note per maturantet. “Maturanti ka te drejte te kerkoje fotokopje te testit. Ai ka gjithe mekanizmat qe te beje vetevleresimin. Ka skemen e pergjigjeve dhe sheh nese korrespondojne piket qe ka marre. Ka ndodhur qe ka mosperputhje te ketyre pikeve dhe ne kete rast ne kemi nje komision te posacem qe merr vendimin perfundimtar. Pra, vetem ne kete rast ka nje lloj rivleresimi”,- eshte shprehur Harizaj.
Ankesat
Te tjere prinder te shqetesuar tregojne per raste nga me te ndryshmet, sic ishte rasti i nje maturanteje nga Durresi e cila rezultonte me te njejtin barkod si nje tjeter maturante. Ndersa nje maturante tjeter pretendonte se nuk i kishte dale emri fare dhe rezultonte sikur nuk kishte marre pjese ne provim, nderkohe qe kishte marre. Prinderit e shqetesuar kerkonin qe Agjencia te beje rivleresimin e testeve dhe te ndryshojne piket dhe noten ne rast se ka vend per ndryshime.
Rivleresimi
“Maturanti ka te drejte te kerkoje fotokopje te testit. Ai ka gjithe mekanizmat qe te beje vetevleresimin. Ka skemen e pergjigjeve dhe sheh nese korrespondojne piket qe ka marre. Ka ndodhur qe ka mosperputhje te ketyre pikeve dhe ne kete rast ne kemi nje komision te posacem qe merr vendimin perfundimtar. Pra, vetem ne kete rast ka nje lloj rivleresimi”,- eshte shprehur drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj.