Prioritet analiza e zgjedhjeve dhe programi i PS-së
15/10/2009 Asambleja Kombëtare vendos për objektivat e partisë në këtë fundviti
Zgjedhjet në organizatat socialiste shfrytëzohen për rifreskimin e anëtarësisë
Kupola rozë ka përgatitur tashmë axhendën e saj politike për periudhën tetor–dhjetor të këtij viti, duke përcaktuar qartë veprimtarinë e saj gjatë kësaj kohe. Pas mbledhjes së kryesisë kjo axhendë pritet të marrë miratimin edhe të forumit më të lartë vendimmarrës mes dy kongreseve të kësaj partie, konkretisht të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Në këtë mënyrë, mbledhja që ky forum do të organizojë në fundjavë do të miratojë pikërisht prioritet e PS-së për këtë periudhë. Baza socialiste do të përballet së shpejti me një tjetër tur takimesh, kjo pasi kupola rozë ka vendosur që gjatë këtij muaji të nisë takimet për të diskutuar dhe analizuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe përthithjen e ideve për përmirësimin e programit politik të PS-së. Qëndruar në këtë të fundit, lidershipi socialist ka rikthyer sërish vëmendjen te konsultimet me figura të spikatura të historisë së PS-s, drejtues të strukturave të saj në vite në nivel qendror e vendor, përfaqësues të forumeve të rinisë e gruas socialiste, bordet qytetare në qarqe, përfaqësues të shoqërisë civile, të grupeve të interesit dhe personalitete të fushës së Akademisë e shkencave shoqërore, mbështetës të alternativës së majtë. Ndërkohë e gjithë vëmendja e lidershipit socialist është përqendruar tek objektivat, prioritetet dhe aksionet kryesore politike dhe organizative të PS-së. Kjo parë vetëm në aspektin politik, por jo atë parlamentar. Madje, në këtë pikë kupola rozë ka ideuar që aksioni opozitar të jetë i përqendruar në tri qëndrime: në organizimin e grupit kuvendor socialist sipas një rregulloreje të re, realizimin e një opozite aktive të përditshme përmes oponencës ndaj veprimtarisë qeverisës, por mbi të gjitha spikat ideja për një gërshetim më efektiv dhe më të harmonizuar të luftës politike opozitare me debatin dhe aksionin politik qytetar përmes debateve publike, protestave qytetare, bashkëpunimit me grupet e interesit dhe shoqërinë civile. Njëkohësisht rëndësi i kushtohet dhe rindërtimit të aleancës së majtë opozitare dhe bashkëveprimit aktiv me partitë opozitare. Gjithashtu një tjetër çështje që do të diskutohet dhe do të miratohet nga Asambleja Kombëtare është dhe konsolidimi i procesit për modernizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të PS-së, rritjen e efiçencës së veprimit dhe aksionit politik e organizativ të tyre nëpërmjet zhvillimit të një procesi të gjerë debati e konsultimi me përfshirjen e të gjithë anëtarësisë socialiste, përfaqësuesve të forumeve të rinisë e gruas, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit mbështetëse të PS-së për përmirësimin cilësor të programit politik, statutit dhe Librit të Rregullave, si dhe përsosjen strukturore organizative dhe elektorale në të gjitha nivelet. Po kështu, prioritet është dhe realizimi i procesit të zgjedhjeve në parti, me synim forcimin e veprimit politik dhe elektoral të organizatave socialiste e strukturave të tyre drejtuese, evitimit të fiktivitetit dhe informalitetit të anëtarësisë, rritjen dhe përmirësimin cilësor të përbërjes së anëtarësisë së PS-së në funksion të forcimit të veprimit elektoral. Në këtë linjë, pas miratimit në Asamble do të punohet rreth përditësimit të regjistrit të anëtarësisë dhe të adresarit të PS-së në funksion edhe të përsosjes së organizimit elektoral në çdo njësi vendore.
Axhend e punës e AK-së
Përcaktohen kuotat dhe shpërndarja e tyre
Asambleja Kombëtare e PS-së, e cila pritet të mblidhet ditën e shtunë, ka të përfshirë në axhendën e punës veç të tjerash dhe miratimin e projektvendimit mbi organizimin e zgjedhjeve të reja në organizatat socialiste. Njëkohësisht do të miratohet dhe projektvendimi për riorganizimin organizatave socialiste në emigracion. Por mbledhjet që do të zhvillohen në këtë kuadër ndër të tjera do të evidentojnë në mënyrë të plotë anëtarësinë efektive të organizatave socialiste, duke siguruar gjithë bazën e të dhënave të kërkuara dhe krijimin e regjistrit të anëtarësisë dhe strukturave mbështetëse për çdo njësi vendore. Do të jetë po kjo mbledhje që do të miratojë vendimin që kuota e anëtarit të partisë të jetë 20 euro në vit. Kuotizacionet e partisë në shkallë rajoni, qyteti mblidhen nga financierët e partisë, të cilët zgjidhen nga AS e të rrethit, rajonit apo qyteti t përkatës dhe raportojnë çdo 6 muaj për mbledhjen e përdorimin e të ardhurave nga kuotizacionet në AS përkatëse. Gjithashtu, të ardhurat nga kuotizacionet e partisë administrohen si më poshtë: 60% e te ardhurave administrohen e përdoren nga AS-ja e rrethit; 30% e të ardhurave administrohen e përdoren nga KS-ja e rajonit apo qytetit; 10% administrohen e përdoren nga kryekoordinatori i partisë për nevojat e organizimit e të aktiviteteve në shkalle vendi. Në këtë mënyrë, i gjithë organizimi i PS-së për periudhën tetor–dhjetor pritet të marrë formën përfundimtare në mbledhjen e ditës së shtunë nga anëtarësia e Asamblesë Kombëtare. Megjithatë, në projektvendimet që kryesia i ka deleguar këtij forumi për miratim nuk ka një axhendë të përcaktuar për organizmin e protestave qytetare, ku kërkohet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.