E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prioritetet e SHBA në Shqipëri: Demokracia, mbrojtja dhe biznesi!

Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim  kanë vizituar të shtunën zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, një nga bashkëpunimet më të rëndësishme shqiptaro-amerikane.
Abasadorja Yuri Kim ndërsa vuri theksin tek rëndësi e madhe që kanë investimet në veri të Shqipërisë theksoi tre prioritetet e SHBA në Shqipëri. “Siç e dini kur unë mbërrita në Shqipri e bëra shumë të qartë se ne kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje vetem mbrëmë kemi festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-Shqipërisë” tha zonja Kim. “Siç jeni në dijeni kemi bërë përparim sa i përket mbrojtjes! Shqipëria pati mundësi të mirëpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. 
Jeni në dijeni se në frontin e demokracisë kemi bërë përparim siç është mbështetja për Reformën në Drejtësi, sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht çdo pengese.
Jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë.
Është një kënaqësi e madhe të jem në Kukës dhe të shohim fazat e hershme të këtij projekti e presim të shohim çfarë do ndodhë më tej” tha zonja Kim. Më parë në një postim në rrjetet sociale ambasadorja amerikane shkruajti se “Sot është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në nisjen e projektit për hidrocentralin e Skavicës”, bëhet e ditur në postimin e ambasadës.
Sipas qeverisë shqiptare, HEC Skavica, “pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, rrit sigurinë energjitike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›