E Diel, 1 Nëntor 2026

Prioritetet e presidencës spanjolle të BE, liberalizimi i vizave dhe afrimi i Shqipërisë me BE

“Në prioritetet e presidencës spanjolle, muaji shkurt shihet si muaji vendimtar për qeverinë shqiptare në përpjekjen për të fituar heqjen e regjimit të vizave”Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian ka prezantuar në Tiranë prioritetet e 6 mujorit në vijim, të politikës së Brukselit kundrejt vendeve potencialisht kandidate për proceset e integrimit evropian. Një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet liberalizimit të vizave Shqipëri-BE, çështje kjo që ka marrë përmasa të rëndësishme në diplomacinë evropiane, për shkak të kushteve të realizuara nga autoritetet shqiptare dhe vendimmarrjes së afërt me Komisionin Evropian. Kësisoj, në prioritetet e presidencës spanjolle, muaji shkurt shihet si muaji vendimtar për qeverinë shqiptare në përpjekjen për të fituar liberalizimin e regjimit të vizave. Gjatë shpalljes së prioriteteve të presidencës spanjolle, ambasadori i Spanjës Emmanuel Montobio, ka shprehur mbështetje për ecurinë e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë dhe ata të Bosnje Hercegovinës, dhe njëherazi ka theksuar se më të sigurtë dhe të palëkundshëm këtë proces e bën zbatimi i kërkesave të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave që do të monitorohet nga 2 misione të reja që do të vijnë në Tiranë në muajin shkurt. Sipas ambasadorit Montobio pasi këto misione të vëzhgojnë në terren arritjet e Shqipërisë, këshilli do të marrë vendimin.Ndërkaq ambasadori spanjoll e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2011 për aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, duke veçuar edhe 3 prej datave më të rëndësishme në këtë axhendë.Në një rrafsh më të gjerë presidenca spanjolle pritet të fokusohet në zbatimin e Traktatit të Lisbonës dhe në përballimin e pasojave të krizës ekonomike.Edhe kryeministri spanjoll Jose Luis Zapatero, duke përcaktuar direktivat e 6 muajve në vijim, ka deklaruar se Brukseli do trajtojë në tërësi koherencën e institucioneve të BE me ato që pritet të formalizojë Traktati i Lisbonës. Zapatero është shprehur për zgjerimin e Unionit, duke marrë për bazë projektin e Athinës zyrtare, e mbështetuar kjo edhe nga Washingtoni....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›