Skandal, gurore pranë kalasë antike të Dorëzit, trashëgimia në rrezik
Një gurore "gojëmadhe" i është avitur shumë pranë kalasë së paku 2000-vjeçare të Dorëzit në Tiranë. Ndërtimi në afërsi të Baldushkut, që mendohet se u përket shekujve IX-IV para Krishtit, prej kohësh duket se vuan parakalimet hijerënda të makinave shumëtonëshe. Në kodrën pranë saj e njëherazi pranë zonës antike që e rrethon, një gurore ka filluar punë në tri pika...
Lajmin e bën publik deputeti i PS-së Auron Tare, njëherazi edhe specialist i trashëgimisë kulturore. Ai ka publikuar në adresën e tij në rrjetin social "Facebook", fotografi të asaj që e quan 'masakër të trashëgimisë'. Në prononcimin e tij për "Gazeta Shqiptare", Tare shprehet se kjo ngjarje ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e institucioneve për mbrojtjen e vlerave historike në vendin tonë. "Ky është një dëm i tmerrshëm që po i bëhet kalasë së Dorëzit. Mua këto foto m'i kanë nisur një grup turistësh të rinj, të cilët kanë shkuar atje për të vizituar kalanë. Në vend të objektit me vlera historike, ata kanë gjetur 'zgavra' të hapura në kodrën e saj. Duket qartë se, kodra ku ndodhet kjo kala është dhënë për gurore dhe po shpartallohet", - u shpreh Tare. Pas denoncimit të rastit, specialisti pyet se si është e mundur që nuk mbrohet zona përreth mureve, pasi edhe ajo ka rëndësi për historinë. Nga ana tjetër, deputeti deklaron jo pa ironi se, pas ngjarjes së Prezës, ku familja e një ministreje po ndërton ngjitur me kalanë, nuk është çudi që kodra e Dorëzit të jepet për gurore. "Nuk është çudi të shpartallohen monumentet kështu, sepse institucionet kanë kapitulluar, ndaj po bëhet kjo masakër kulturore". Ndërsa e konsideron lënien pas dore të objekteve me rëndësi historike një skandal, ai shprehet se gurorja është batërdi që bëhet shumë pranë akropolit antik.
Kalaja
Kalaja e Dorëzit është kalaja më e vjetër që ndodhet në rrethin e Tiranës. Ajo u takon shekujve IX-IV para Krishtit, ndërsa ekspedita e parë arkeologjike drejt saj është kryer në vitin 1951. Për të shkuar në kalanë e Dorëzit, së pari duhet të shkosh në Pezë, (14 km rrugë nacionale dhe 5 km rrugë fshati). Që këtej duhet të marrësh rrugën për në lindje, e cila mund të kalohet veç nga makinat e rënda. Pas 5 km, (kalon edhe rezervuarin e Fjollit), arrin tek një gurore dhe që andej fillon ngjitja e vështirë për rreth 800 m, në shtigje gjarpëruese, drejt kalasë.
Muri rrethues i kësaj kalaje shtrihet në të gjithë pjesën jugore të një kodre shkëmbore dhe është afërsisht 300 m i gjatë nga lindja në perëndim. Në pjesën veriore s'ka pasur nevojë për të ndërtuar mur, sepse ajo përfundon me një humnerë, e cila përbën një mbrojtje natyrale. Kjo shpjegon pse është zgjedhur pikërisht kjo kodër për një fortifikim të tillë, që zotëron zonën dhe shërbente për mbrojtjen e banorëve të kësaj ane, në raste sulmesh nga fiset e tjera.
Muri është rreth 3 m i gjerë; në shumicën e tij është i rrëzuar, ndërsa lartësia maksimale që arrin në ditët tona është 3 m. Ai është ndërtuar me blloqe guri 60 cm të lartë, të papunuar, me lidhje të thatë, të cilat të lejojnë në mënyrë relative të përcaktosh kohën e ndërtimit. Në njërën anë të mureve mund të dallosh vendin ku duhet të ketë qenë hyrja brenda kalasë; aty janë gjetur fragmente enësh. Fragmente muresh të tjera të një periudhe më të vonë, tregojnë se qyteti i hershëm ilir ka qenë i banuar deri në kohët e vona antike. Poshtë në veriperëndim duken shtëpitë e pakta të fshatit Dorëz, nga e ka marrë emrin më vonë kalaja, pasi emri i saj antik, si dhe i shumë kalave të tjera, nuk është përcaktuar. Tutje, duket kodra e kalasë së Ndroqit, në lartësi të njëjtë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)