E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishen dy ndërtime pa leje në Shirokë

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Inspektoratin Vendor dhe Policinë Bashkiake, zhvilluan sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Shirokës në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, i cili është shtrirë në gjithë territorin e vendit në kuadër të ndërhyrjes për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Gjatë ndërhyrjes u prishën dy objekte të ndërtuara pa leje, në kundërshtim me ligjin.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

Vendosja e rregullit në territor është një proces i vazhdueshëm dhe në këtë drejtim IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›