E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Nufi theksoi se në një kohë kur sfidat e sigurisë janë gjithnjë e më komplekse dhe të ndërthurura, bashkëpunimi ynë mbetet themeli i sigurisë së përbashkët.

Ai nënvizoi se “Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetet tona dhe për të siguruar që Shqipëria të vijojë të jetë një aleat i besueshëm, modern dhe i qëndrueshëm”.

1 nga 4

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›