E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishen ndertimet pa leje edhe ne Durres ne qender te qytetit bregdetar

Objekte pa leje kanë filluar të prishen nga fadromat e Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore të Durrësit.

Aksioni ka startuar mëngjesin e së hënës në qendër të qytetit bregdetar në një objekt tre-katësh, ku është shembur shtesa e pallatit si dhe objekte të tjera pa leje në funksion të banorëve.

Prishja e këtyre ndërtimeve do t’i hapë rrugë infrastrukturës së kësaj zone, me qëllim përmirësimin e imazhit në sajë të hapësirave të gjelbra.

Kryetari i inspektoratit të policisë ndërtimore, Roni Shqopa, thotë se është i vendosur të zbatojë ligjin dhe të ndëshkojë të gjithë subjektet, që kanë abuzuar dhe shkelur ligjin qytet, për t’u rikthyer banorëve një ambjent të gjelbër dhe çlodhës.

Aksioni do të vijoje dhe ditët e ardhshme në zonat të tjera të qytetit, pa lënë pas dore dhe objektet e paligjshme që janë ndërtuar pranë monumenteve arkeologjike.

Për këtë të fundit, po hartohet një projekt nga bashkia me qëllim për një ndërhyrje sa më efikase, kryesisht në zonat turistike të cilat mbeten mjaft problematike për qytetin e Durrësit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›