Berisha: Opozita të votojë reformat dhe heqjen e imunitetit
TIRANE- Kryeministri Berisha mjaft energjik e optimizëm nisi mbledhjen e sotme të grupit parlamentar duke premtuar se këto dy vite do të jenë vitet e kurorëzimit të të gjitha reformave për inetgrimin në BE. Në këtë kuadër uroi që opozita të marrë përgjejgësitë e veta duke u larguar nga rruga e vetmisë e duke përdorur pushtetin për të votuar dhe jo për të bllokuar.
Kryeminsitri Berisha garantoi se maxhoranca ishte tërësisht e gatshme të niste punën për reformën zgjedhore, ku të merrnin pjesë dhe partitë e vogla. Gjithashtu garantoi gadishmërinë „që secilin nga rekomandimet e osbe/odihr-it, bashkarisht t'i shndërrojmë në ligje dhe vendime dhe t'i adresojmë ato në interesin më të mirë të kodit elektoral, që është kodi më konsensual në historinë e vendit“
Gjtihashtu Berisha uroi që "opozita të kërkojë të fusë me urgjencë në rendin e ditës ne kuvend, dhe të votojë ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve."
Reformat
Kryeministri premtoi se maxhoranca do bëjë gjithçka të plotësojëm cdo gjë që është në dorë të saj, për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE, dhe uroi që dhe opozita të të "marrë përgjegjësitë e veta për të përdorur pushtetin jo për të bllokuar por për të votuar." Ai nënvizoi se ky proces "nuk do të jetë i thjeshtë por i mundshëm”
"Asnjë pengesë, asnjë vështirësi dhe asgjë nuk mund të pengojë integrimin në BE... Brukseli është një kopsht me 27 dyer, tani bëhen me 28 pas hyrjes së Kroacisë. Kjo kërkon që të trokasësh në cdo derë, të hapen të gjitha dhe nuk është i thjeshtë por plotësisht i mundshëm. Do bëjmë gjithcka për të plotësuar detyrimet tona që ky proces të ecë. "- tha Berisha
Në këtë kontekst ai akuzoi opozitën se bllokoi një sërë reformash politike, dhe uroi që PS të braktisë rrugën e vetmisë.
"Janë një sërë reformash politike të cilat u bllokuan vetëm që vendi të dëmtohet, u bllokuan vetëm se u përdor pushteti i dhënë nga sovrani jo për të votuar por për të bllokuar, dhe sepse u përdor parimi “E keqja e vendit e mira ime”. Duket se opozita po kalon nga rruga e vetmisë në rrugën normale
Uroj sepse nuk e di. Uroj që të marrë përgjegjësitë e veta për të përdorur pushtetin jo për të bllokuar por për të votuar." - tha Berisha.
Reforma zgjedhore
Duke iu referuar reformës zgjedhore, Berisha përsëriti se maxhoranca është tërësisht e gatshme që secilin nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, në bashkëpunim me opozitën t'i shndërrojë në ligje.“Uroj që opozita të angazhohet në këtë proces. Të ftojmë së bashku Kom. Venecias e OSBE, që janë të gatshëm për të ndihmuar parlamentin. “- tha Berisha fituar opozitën që reforma të mos kushtëzohet vetën në marrëveshjen mes dy forcave kryesore politike por të përfshihen të gjitha partitë e vogla.
Heqja e imunitetit
Kryeministri ftoi opozitën të fusë me urgjencë në rend të ditës në Kuvend ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve “Opozita të votojë në parlament, ta kërkojë në rendin e ditës ligjin për heqjen e imunutetit. Ligji ka bekimin e Komisionit të Venecias. Një Shqipëri pa imunitar do jetë një arritje e madhe për cdo taksapagues të këtij vendi.”- tha Berisha.
Regjistri i pronës
Ai kërkoi shpejtimin e procesit të privatizimit në “mënyrë që me reforma ekonomike t’i kundërvihemi pasojave të krizës së borxheve”. Ai premtoi shtrirjen e procedurave dixhitale në cdo segment të veprimtarisë si dhe krijimin e "regjistrimit të pronës," si cështje kryesore pas regjistrimit të popullsisë.
Reforma ne pension
Sa i përket reformave në pension kryeministri premtoi se në të ardhmen “pensionet do të mbulohen nga kontributet dhe nuk të mbulohen me nga GDP, si dhe rritje të pensionit të fshatit deri në 100 dollarë.
Pensionet
Sipas kryeministrit Berisha jetëgjatësia në Shqipëri është rritur, dhe do të shqyrtonte moshën e daljes në pension. Sipas Berishës "mosha 65 vejc është caktuar kur Shqipëria ishte e superfostateve, dhe tani që jetëgjatësia shkon në 78- vjec,. “Do vëmë indeksin e zgjatjes së moshës së pensionit në raport me jetëgjatësinë “- tha kryeministri duke shtuar se në të ardhmen “pensionet do të mbulohen nga kontributet dhe nuk të mbulohen me nga GDP, si dhe pensioni i fshatit do rritet deri në 100 dollarë.
(s.g/BalkanWeb)