E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Fule: Çështja e emrit mund të zgjidhet deri në fund të vitit

SHKUP- Pas takimeve me zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane, Teuta Arifi dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi dhe me
kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule deklaroi sot në Shkup se ishte optimist se çështja e emrit të Maqedonisë do të mund të zgjidhej deri në fund të vitit.
"Zgjidhja do të jetë e mirë për vendin, për njerëzit dhe për biznesin. Vendi juaj meriton të jetë pjesë e pozitivitetit", tha Fule në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin Nikola Gruevski.
''Jam optimist se deri në fund të vitit do të zgjidhet problemi i madh i emrit. Ndjenjë të tillë më jep besimi mes kryeministrave Gruevski dhe Papandreu dhe përkushtimi i tyre për zgjidhjen e këtij problemi të komplikuar", tha Fule.

I pyetur nëse zgjidhja e problemit me emrin do të thotë dhe fillim të negociatave të BE-së me
Maqedoninë, Fule tha se duhet të pritet raporti që do të bëhet publik më 12 tetor, në mënyrë që të shihet nëse vendi, sërish si në vitin 2009 dhe 2010, do të marrë apo jo rekomandimin për fillimin e negociatave.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›