E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet “magjia”, Barça jashtë Kupës së Mbretit

Në këtë mënyrë, kampionëve të gjashtëfishtë të sezonit të kaluar u “rrëshket” nga duart objektivi i parë për këtë sezon. Goli i Ksavit në minutën e 64-t nuk ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Pep Guardiolës, pasi në ndeshjen e parë Barcelona ishte mundur 2-1 në “Kamp Nou”.Katalanasit nuk arritën të shënojnë dot edhe golin e dytë, që do të ishte i mjaftueshëm për t’i çuar ata në 1/8 e Kupës, megjithëse rastet nuk munguan (Mesi goditi edhe shtyllën). Por edhe Seivilja pati mundësitë e veta për të mbyllur gjithçka më herët, madje gjyqtari anulloi dy gola nga Hezus Navas.Sevilja 0 – 1 Barcelona, (Ksavi 64’)Sevilja (4-2-3-1): Palop; Konko, Dragutinoviç, Eskude, Navarro; Dusher (Lolo 57’), Romariç (Cala 46’); Navas, Renato, Adriano (Kapel 64’); Negredo. Trajner: Himenez Barcelona (4-3-3): Pinto; Alvesh (Pedro 83’), Pike, Pujol, Abidal; Ksavi, Buske,Iniesta; Mesi, Ibrahimoviç (Kërkiç 84’), Henri. Trajner: GuardiolaGjyqtar: GomezKartonë të verdhë: Dusher, Lolo, Navas, Romariç, Navarro / Mesi, Pike, Henri                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›