E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet tregu, 300 tregtare ne proteste

Nderhyrja e nje firme ndertimi ne oren 22 e 30 minuta te se shtunes, duke prishur tregun industrial te qytetit ka bere qe te 300 tregtaret qe ishin te punesuar ne kete treg te hidhen ne proteste. Ata kane kerkuar nderhyrje urgjente te kryebashkiakut Albert Sanxhaku qe te nderprese punimet per prishjen e tregut, ose t'u gjeje vend tregtareve per te punuar pasi jane tatimpagues te rregullt te bashkise se qytetit. Fatime Shyti, Ilir Cukani, Engjell Elezi dhe Dritan Beqiri jane disa prej tregtareve te cilet kerkojne perkrahjen e kryebashkiakut qe t'i sistemoje diku, pasi kane familje per te ushqyer. Ata kane pohuar se tregu ka qene i ndertuar ne nje truall, te cilit i kane dale shume pronare. Pasi u eshte njohur prona, pronaret kane rene dakord qe nepermjet nje firme ndertimi, te ndertojne nje objekt, ku secili pronar do te kete pjesen e tij. Ne mbremjen e se shtunes, firma ndertuese pasi ka nxjerre edhe lejen e ndertimit prej bashkise ka filluar nga puna duke prishur vendet ku shisnin tregtaret, ndersa te nesermen ne mengjes, arta nuk jane lejuar qe te vazhdojne aktivitetin e tyre.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›