Islami: Shqiperia, vend me demokraci hibride
Shqiperia eshte vend me demokraci hibride, e perzier me elemente autoritare. Ky eshte vleresimi i sekretarit per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, te shprehur dje ndaj publikimit te indeksit te demokracise per 165 vende te botes. "Jam ketu fatkeqesisht per nje lajm jo te mire per shqiptaret. Per me teper shume te ndryshem nga genjeshtrat e bukura qe shtetasit degjojne cdo dite nga Kryeministri Berisha ne emisionin e tij Shqiperia po ndryshon", u shpreh Islami nga selia roze. Revista ekonomike, Ekonomist, publikoi indeksin e demokracise per 165 vende te botes, te ndare ne kater grupe. "Shqiperia eshte midis 165 vendeve te botes dhe te 49 vendeve evropiane, ne grupin e trete. Ju duhet te jeni te ndergjegjshem se ne fund te vitit 2008, jetoni ne nje demokraci hibride, demokraci te perzier me elemente autoritare. Dhe kjo nuk ndryshuar qe nga viti 2006 kur eshte kryer ky studim per here te pare..", deklaroi Islami. "Por me e renda eshte se vendi yne ndodhet ne nje grup me: Irakun, Territoret e Palestines, Bangladeshin , Zambian, Libanin, Mozambikun, Kamboxhian, Kenia e Kirkistanin, Etiopine dhe Venezuelen", sqaroi deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami.
D.Dedej
D.Dedej