Policia, ne ndjekje te "ushtareve"
Luljeta Ndoka
Duket se asnje i ri nga mosha 19-27 vjec nuk ka deshire te paraqitet vullnetar per te kryer sherbimin ushtarak. As thirrjet e njepasnjeshme shtepi me shtepi nuk kane rezultuar efikase, ndaj per kete arsye, qendra e rekrutim-mobilizimit ka vendosur te dale ne aksion ne cdo lagje per t'i mbushur me "dhune" keta te rinj. "Viktima te ketyre kapjeve te dhunshme e te befta kane qene mjaft te rinj, te cilet jane liruar vetem pasi kane paraqitur dokumentin qe jane studente, apo qe e kane kryer nje sherbim te tille. Te tjeret qe nuk e kane pasur fatin te bejne pjese ne keto kategori, kane perfunduar sa hap e mbyll syte, ushtare.
"Rrembimi"
As me shume e as me pak, por "rrembim". Ky eshte termi qe kane perdorur te rinjte qe kane rene ne duart e policeve qe kane dale per te rekrutuar te rinjte qe benin pjese ne moshen duhur per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak. Skema eshte e njejte. Policet, te shoqeruar edhe nga kryetari i deges ushtarake te zones, del qe ne mengjes heret neper lagje, per te futur ne "kurth" te rinjte teksa pine kafe, lozin bilardo, apo ne lojera fati. Pa u shpjeguar asgje, ata i fusin ne fugona dhe fillojne t'i marrin ne pyetje nese e kane kryer sherbimin e detyruar ushtarak. Per ta verifikuar nje gje te tille, ata i pyesin me emra konkrete se si quhej komandanti i tyre, ku e kishin bere ushtrine etj. Nese del se ata genjejne, i dergojne menjehere ne repart. Por, nese ata jane studente ose e kane kryer ushtrine, atehere gjithcka perfundon mire.
Thirrja
Pervec marrjes me "dhune" qendra e rekrutim-mobilizimit ka perdorur edhe nje firme tjeter per t'u mbushur mendjen te rinjve qe te kryejne sherbimin e detyrueshem ushtarak keshtu ne shume ndertesa eshte ngjitur nje flete-thirrje ku shkruhet tekstualisht: "Njoftohen shtetasit e moshes 19-27 vjec qe nuk e kane kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak aktiv, bazuar ne ligj, duhet te paraqiten ne qendren e rekrutim-mobilizimit Tirane, ne adresen "Tregu elektrik", gjate muajit janar 2009. Mosparaqitja ne kohen e duhur, ju ngarkon me pergjegjesi ligjore". Ende nuk dihet sesa efikase ka qene kjo thirrje, megjithate te gjithe jane skeptike lidhur me vullnetarizmin per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak.
Drafti i Ministrise se Mbrojtjes:
"Ne 2010, hiqet sherbimi i detyrueshem"
Vetem ne fund te vitit 2009 qeveria mund te ndermarre nje nisme te posacme ligjore per shfuqizimin e ligjit per sherbimin e detyrueshem ushtarake. Ne kete vit, Shqiperia do te kete nje ushtri teresisht profesioniste, ne perputhje kjo me detyrimet qe i lindin asaj nga te qenit vend anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut. Por per te ligjeruar heqjen e sherbimit ushtarak, Ministrise se Mbrojtjes do t'i duhet qe te ndermarre nje nisme tjeter ligjore per te ndryshuar Kushtetuten, ku dhe sanksionohet nje detyrim i tille. "Deri me 31 dhjetor te vitit 2009, ligji do te vazhdoje te aplikohet sic jemi aktualisht. Ne Ushtrine Shqiptare sot ka ushtare profesionist, apo sic njihen ndryshe, ushtare me pagese, ashtu si ka edhe ushtare te cilet per shkak te detyrimit ligjor jane rekrutuar. Nga 1 Janari i vitit 2010, ushtaret do te jene vetem profesioniste", ka deklaruar pak kohe me pare Oketa.