E Diel, 1 Nëntor 2026

Part-time, MASH premton shtesa

Ministria e Arsimit eshte shprehur se nuk do te behet pengese, nese universitetet publike te vendit e shohin te arsyeshme te kerkojne kuota shtese per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme, part-time. "Presim vetem kerkese zyrtare. Ne do te mbeshtesim cdo kerkese te mireargumentuar", u shprehen burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ndersa rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule deklaroi se gjithcka varet nga rishperndarja e kuotave, proces qe perfundon me 31 janar te ketij viti. Me pas, sipas rektorit te UT-se do te shihet nese ka kerkesa dhe nese nje gje te tille do ta pasqyroje ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. MASH publikoi ne kete fillimit udhezimin per rishperndarjen e kuotave te parealizuara dhe regjistrimin per plotesimin e ketyre kuotave ne ciklin e pare te studimeve me kohe te pjesshme (part-time), ne Institucionet publike te Arsimit te Larte (IAL). Kandidatet perzgjidhen nga Institucionet publike te Arsimit te Larte, vetem sipas kritereve akademike te percaktuara ne udhezim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›