E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Devoll, Salla: Investim që rrit sigurinë e tokave bujqësore dhe zonave përreth

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për rehabilitimin e mbrojtjes së argjinaturës së lumit Devoll.  Sipas Ministrit, ndërhyrja përfshin ndërtimin e mbrojtjes me gabione dhe gurë kave në një gjatësi prej 350 metrash linearë në secilën anë të argjinaturës, me një volum prej rreth 5.000 m³ gurë.

Kjo strukturë pritet të forcojë mbrojtjen ndaj prurjeve të larta dhe erozionit, duke siguruar një mbrojtje të qëndrueshme për tokat bujqësore dhe komunitetet pranë lumit.

“Së bashku me Kryetarin Gëzim Topçiu ndoqëm nga afër ecurinë e punimeve të saponisura për rehabilitimin e mbrojtjes së argjinaturës së lumit Devoll, një investim që rrit sigurinë e tokave bujqësore dhe të zonave përreth.

Ndërhyrja përfshin ndërtimin e mbrojtjes me gabione dhe gurë kave në një gjatësi prej 350 metrash linearë në secilën anë të argjinaturës, me një volum prej rreth 5.000 m³ gurë, duke forcuar mbrojtjen ndaj prurjeve të larta dhe erozionit, si edhe duke garantuar një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj fenomeneve natyrore”, shkruan Salla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›