E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e Piramidës, vlerësimet të mbledhura në një libër

Polemikat per çështjen e prishjes ose jo të Piramidës, janë mbledhur në librin me titull "Piramida e Tiranës e hijshme, e braktisur, e rrezikuar". Përfaqësues të shoqërisë civile dhe emra te njohur të fushave të ndryshme kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me këtë çështje.
Publicisti Ardian Klosi u shpreh se shkrimet në këtë libër, janë trajtuar ne këndvështrime të ndryshme.
 

Ndërkohë dhe studiuesi Artan Lame, tha se në hartimin e ketij libri, jane lënë jashtë një numër i konsiderueshëm shkrimesh. Disa nga emrat që kanë dhënë argumentat e tyre lidhur me mos prishjen e Piramidës janë: Gazment Oketa, Rexhep Qosja, Maks Velo, Andrea Stefani etj.

Ky liber përmbledh rreth 40 autorë dhe rreth 50 shkrime, ndër më të mirat që janë shkruar në mbrojtje të Piramidës, që kur u bë publike ne shtator të vitit 2010, ideja për ta shembur.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›