E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ja, mbështetje KQZ-së dhe policisë për zgjedhjet

Prezenca e OSBE-së, mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe policinë e shtetit, për administrimin e përsëritjes së zgjedhjeve. OSBE-ja, i huazoi sot një numër telefonash satelitorë, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mbështetje të veprimtarisë të tyre në zonat e thella rurale, gjatë përsëritjes së zgjedhjeve vendore më 31 korrik 2011.

Kreu i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth theksoi se këto pajisjet do të mbështesin kapacitetet e institucioneve të shtetit shqiptar në fushën e komunikacioneve gjatë përsëritjes së zgjedhjeve vendore edhe në zonat më të thella, në të cilat mungon mbulimi i plotë i rrjeteve të telefonisë celulare.

“Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën e votës dhe që vota e tij ose e saj të numërohet, pavarësisht nëse vota është hedhur në qytet apo në një luginë të thellë”, u shpreh Wollfarth. Ndërkaq, prezenca e OSBE-së, përveçse do të huazojë pajisjet e saj, po ashtu do të mbulojë kostot e komunikacioneve për administrimin e përsëritjes së zgjedhjeve.

Një mbështetje e njëjtë iu ofrua Policisë së Shtetit edhe gjatë zgjedhjeve vendore të mbajtura më 8 maj 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›