Minatorët e Bulqizës, rëndohet gjendja e një grevisti

Ndërkohë që greva e minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e katërt të saj, gjendja shëndetësore e grevistëve po rëndohet, nisur edhe nga kushtet e vështira në ambientet ku ata ndodhen.
Gjendja shëndetësore e grevistit, Mirdash Neziri, në orët e mesditës së sotme është përkeqësuar. 35-vjeccari është dërguar në spital, ndërkohë që minatorët e tjerë shprehen të vendosur për të vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ditën e sotme ata kanë shtuar edhe 2 kërkesa të reja, duke kërkuar largimin nga puna të administratorit të përgjithshëm të “ACR” si dhe rritjen e pagës nga 20 në 40%.