Rama në familjen Andoni: Do bëjmë më tepër për krizën
Kreu i Bashkisë Rama, ka drekuar me një familje të thjeshte tiranase ku është njohur me hallet e përditshme. Rama tha se kjo situatë duhet të ndryshojë dhe duhet bërë më tepër për përballimin e krizës ku janë zhytur familjet shqiptare.
TIRANE- Kryebashkiaku Edi Rama ka drekuar këtë të ejnte në familjen e zotit Pandeli Andoni. Zoti Andoni sëbashku me gruan e tij janë pensionistë, ndërkohë që të tre fëmijët e tyre janë emigrant dhe punojnë prej 15 vitesh jahstë shtetit. Rama u njoh nga afër me gjendjen e vështirë dhe jetesën e tyre të përditshme, e cila mezi arrin fundin e muajit.
Rama tha se situata duhet të ndryshojë dhe Partia Socialiste në pushtet do të bëj më tepër për lehtësimin e jetës së emigrantëve.
Kryesocialisti Rama, bisedoi me këtë familje tiranase për çështjet e jetës së përditshme si mungesën e punësimit, pensionet e ulëta, emigracionit dhe të ardhmen. Rama akuzoi edhe njëherë politikën e vjetër, një politikë që ka munduar sipas tij në të mirë të njerëzve.
“Mungoi ajo politikë- tha kreu i PS-së, që do ti bënte njerëzit të ndiheshin krenarë për vendin e tyre”, dhe kjo sipas Ramës është Partia Socialiste që duhet të bëj diçka që kjo të ndryshojë. (a.r/news24/balkanweb)