E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e ndërtimeve pa leje, PDK: Qeveria ktheu bregdetin në gërmadhë

Partia Demokristiane me anë të një deklarate për mediat, ka shprehur sot shqetësimin për "fushatën" e Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të vendit.
"Në kushtet kur vendi po zhytet çdo ditë e më thellë në një krize të pashpresë ekonomike, kur jetesa e qytetarëve po bëhet cdo ditë e më e veshtirë dhe e papërballusheme, Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit, duke spekulluar me zbatimin e ligjit, po i kthen në terrene të mbushura me rrenoja, disa prej zonave më të bukura turistike, duke filluar nga Vlora në Ksamil e nga Velipoja në Gjirin e Lalëzit, duke u sjellë dëme të pariparushme qytetarëve dhe duke dëmtuar imazhin turistik të vendit", thekson PDK në deklaratë.
Sipas PDKsë, qeveria që e ka propoganduar kaq shume "Rrugën e Kombit", tani u ofron pushuesve nga Kosova, që nga Kalimashi në Durrës, Vlorë e Velipojë vetëm gërmadhat e ndërtimeve të shembura në sezonin turistik, duke u treguar bashkëkombasve se sa i fortë është shteti ynë për të shembur dhe për të shkatërruar, por edhe se sa keq i nxit dhe i mbështet politikat e zhvillimit, duke lejuar së pari anarkinë dhe pastaj duke vendosur dhunshëm autoritetin e ligjit me kosto të renda financiare.
"Partia Demokristiane, duke i vlerësuar si të paparanushme këto fushata të
Inspektoriatit të Lartë të Ndërtimit gjatë sezonit turistik, i kërkon qeverisë që të ndërpresë gjatë muajve të verës fushatën e shkatërrimeve në zonat turistike" thuhet më tej në deklaratën e PDK-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›