Aksident në Lezhë-Shkodër,plagosen 5 persona
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër ku për pasojë janë palgosur 5 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Dajç në qarkun e Shkodrës ku në aksident u përfshinë 3 automjete,duke shkaktuar plagosjene 5 personave. Sipas informacioneve janë plagosur rëndë Prek dhe Zoja Gjoka përkatësisht 60 dhe 54 vjeç që udhëtonin me një automjet Volksvagen me targa të Tiranës dhe janë plagosur gjithashtu edhe Arben Loku 44 vjeç, drejtues i automjetit tip mercedes me targa te Shkodrës dhe dy shtetas italiane Giovani Altovilla 42 vjeç dhe Alessia Iantola 40 vjeçe pasegjere në automjetin tip mercedes.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe thekson se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit tip volksvagen që drejtohej nga 60- vjeçari Gjoka,duke sjelle përplasjen kokë më kokë me automjetin tjetër mercedes,ndërsa është goditur më pas edhe nga një kamion.